Rama në Londër, merr mbështetjen e Laburistëve
Londër- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Londër ku është takuar me zyrtarë të lartë të shtetit britanik.
Gjatë vizitës së tij, Rama është takuar me Ed Milliband, Douglas Alexander, David Milliband dhe politikanë e ligjvënës të tjerë britanikë.
Sipas një njoftimi në faqen zyrtare të PS- së gjatë takimit me liderin laburist Ed Miliband dhe ministrin e jashtëm në Douglas Alexandër, kreu socialist foli mbi situatën politike në Shqipëri dhe aspiratën e shqiptarëve për tu integruar sa më shpejt në Bashkimin Europian.
Gjithashtu Rama ka folur edhe për programin e Partisë Socialiste për një Rilindje Shqiptare dhe planet e saj për heqjen e taksës së sheshtë.
Ndërsa lideri Laburist, Miliband ofroi mbështetjen e Partisë Laburiste për opozitën shqiptar, si dhe e u ndal veçanërisht në problematikën e punësimit, mundësive për të zhvilluar ekonominë shqiptare dhe përmirësimin e shërbimeve publike.
U fol edhe për edhe për procesin e formësimit të programit, si dhe rëndësinë e përfshirjes së publikut në krijimin e politikave për qeverisjen e të nesërmes.
Gjatë vizitës së tij në Londër, Edi Rama shoqërohej edhe nga Kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrimin Ditmir Bushati, Sekretari për Rininë dhe Emigracionin Erion Veliaj dhe Drejtorin e Komunikimit Endri Fuga.
K.T/ IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- Rama për Pavarsinë: Kosova ka mbështetjen e shqiptarëve Tiranë- Kryetari i Prtisë Socialiste, Edi Rama, me rastin e...
- Prishtinë, Rama-Shala: Pavarësia, bashkon të gjithë shqiptarët Prishtinë- Në fund të vizitës së tij në Kosovë, kreu...
- Rama: Berisha s’ka prioritet diskutime për integrimin e vendit Tiranë- Reagon menjëherë kryetari i Partisë Edi Rama për mungesën...