Hera e dytë, Sarkozi kërcënon me largim nga Schengen-i
Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, ndërsa vazhdon fushatën e tij presidenciale për zgjedhjet e prillit, ka përsëritur kërcënimin se Franca mund të braktisë zonën Schengen, nëse Europa nuk merr masa për të luftuar emigracionin ilegal. Në një prej fjalimeve të tij të mbajtur dje, Presidenti i Francës u shpreh se vendet anëtare duhet të garantojnë për zonën Schengen një president dhe një organizëm të ri qeveritar, si dhe të ndëshkojnë kombet që nuk respektojnë rregullat. Sarkozi tha se, nëse kjo nuk ndodh, atëherë brenda pak vitesh Franca do të marrë përgjegjësitë e saj dhe do të lërë Schengen-in.