Berisha: Ekonomia ndjeu krizën, por shënoi rritje

Ekonomia shqiptare ka ndjerë pasoja e krizës ekonomike, por në konstrast me vendet e tjera, ekonomia shqiptare ka shënuar rritje. Kështu ka deklaruar kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë duke cituar rritjen e eksporteve për 2010-ën.
"Në këtë situatë botërore, ekonomia shqiptare do kishte ndikimet e saj. Jo vetëm si një segment i ekonomisë globale, por edhe sepse ekonomitë e vendeve të vogla janë më globale se ato të vendeve më të mëdha. Por them se në kontrast të plotë me ekonomitë në krizë,është ekonomia shqiptare. I ka ndjerë pasojat , por rezistoi në një rritje ekonomike më të madhe vitin e kaluar. Këtë vit ka disa tregues premtues", tha Berisha.
Duke iu referuar eksporteve në muajt janar-prill, 2010, Berisha tha se ato janë rritur ndjeshëm në krahasim me vitin e kaluar. "Eksportet e prillit 2009-të kanë qenë 2.6 mld lekë me produktet shqiptare, ndërsa në 2010 janë rritur duke arritur në 7 mld lekë, duke u dyfishuar . Në 4 muaj, vlera në total e eksporteve ka qenë 48 mld lekë në 2010, ndërsa 2009 ka qenë 30 miliardë lekë. ", tha ai.
Duke iu referuar deklaratave të opozitës për krizë ekonomike dhe rritje të papunësisë, Berisha tha "Krizën dhe zinë e keni në mendjen tuaj".
"Kursimet janë rritur me 13.7%. Inflacioni është tërësisht i kontrolluar ndërsa leku "ka qendruar njësoj si Skënderbeu. Na e lanë borxhin 70 % ndërsa ne e kemi çuar 59 %", saktësoi ai.
Kryeministri Sali Berisha shtoi ndër të tjera se sot në botë flitet për krizën, ndoshta më jo globale, por krizë e thellë në zona të caktuara. "Për fat të keq kësaj radhe është e përqendruar në hartën e Europës, në zonën euro. Ajo që është pozitive është marrëveshja e fundit mes qeverisë greke dhe FMN e BE", tha ai.