E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Reporterët pa Kufij": Ahmadinexhad, Putin, Kadirov, shtypësit e mediave



"Reporterët pa Kufij", organizata që merret me lirinë e medias, ka publikuar listën e "armiqve" të shtypit, ndërsa më 3 maj përkujtohet Dita Botërore për lirinë e shtypit.
Lista e atyre që quhen "shtypës të mediave" përfshin presidentin kinez, Hu Xhintao, atë iranian, Mahmud Ahmadinexhad, kryeministrin e Rusisë, Vladimir Putin, presidentin e çeçenisë, që njihet si mbështetës i Krmelinit, Ramazan Kadirov, dhe udhëheqësin e talebanëve afganë, Mullah Omarin. sipas organizatës "Reporterët pa Kufij" informohet se "këta shtypës së lirisë të mediave kanë fuqinë që të censurojnë, të burgosin, rrëmbejnë, torturojnë dhe në rastet më të këqija të vrasin gazetarë". sipas kësaj organizate, liria e shtypit nuk respektohet në shumë vende të botës. Me rastin e ditës ndërkombëtare të lirisë së shtypit, organizata "Reporterë pa Kufij" ka kritikuar ashpër pengesat në punën e gazetarëve në shumë vende të botës. Organizata botoi një listë me 40 politikanë dhe grupime, të cilët sipas saj cënojnë më shumë lirinë e shtypit në vende të ndryshme të botës. Në listë bëjnë pjesë 17 presidentë dhe kryetarë shtetesh , ndër të cilët pushtetmbajtësi i Libisë Muamar el Gaddafi, apo edhe presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko. Ndër të tjerë përmenden edhe qeveritë në Korenë e Veriut dhe Kubë. Veç kësaj në listë bëjnë pjesë edhe rrjete kriminale si kartelet e drogës në Meksikë apo mafia në Itali. Edhe organizata ilegale baske ETA dhe forcat e sigurisë në Izrael gjejnë vend në listës e organizatës "Reporterë pa Kufij".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›