Berisha: Ekonomia pësoi rritje pavarësisht puçit
Ekonomia shqiptare ka pësuar rritje gjatë muajit janar pavarësisht puçit të 21 janarit. Kështu është shprehur kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike duke theksuar se gjatë janarit u dëshmua se ekonomia shqiptare mbetet e fortë.
" Këtë janar doganat realizuan 12 përqind më shumë të ardhura se vitin e kaluar, 6 përqind më shumë të ardhura nga tatimet dhe 64 % nga eksportet" theksoi Berisha duke theksuar se me këtë trend pozitiv vazhdon me ritme të shpejta rritja e punësimit.
Gjithashtu kryeministri Berisha ka theksuar se qeveria do të vijojë zbatimin e përpiktë të programit të kësaj qeverie dhe se buxheti mundëson fillimin e menjëhershëm të projekteve të mëdha siç është edhe autostrada Tiranë- Elbasan.