PS: Meta, përgjegjësi për vrasjet e 21 janarit

Partia Socialiste e ka cilësuar kryetarin e LSI-së, Ilir Meta si përgjegjësin e drejpërdrejtë të vrasjeve të katër shtetasve shqiptarë dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve në demonstratën e 21 janarit.
Në një konferencë për shtyp anëtarja e kryesisë së PS-së, Megi Ajterysa ka kërkuar largimin nga skena politike të ish zëvendëskryeministrit dhe ish ministrit të Ekonomisë Ilir Meta.
“Është e trishtueshme që Meta mashtroi 80 mijë shqiptarë se do të rrëzonte Sali Berishën, por e mbështeti që të formonte qeverinë”, tha Ajtyresa.
“Karriera e tij politike ka mbaruar, sepse mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për vrasjet e katër shtetasve shqiptarë. Ai duhet të gjëjë kurajon të zhduket nga jeta politike dhe të dorëzohet përpara drejtësisë”, theksoi Ajtyresa.