Zogaj: Aleks Nikaj dëshmor i Shqipërisë
Përfaqësuesi i “Opozitës së bashkuar” Preç Zogaj ka bërë homazhe në familjen e Aleks Nikajt, demonstruesit të katër të 21 janarit. Në fjalën e tij Zogaj e ka cilësuar Aleks Nikajn si dëshmor i Shqipërisë.
"Aleksi është biri i gjithë shqiptarëve. Ai është dëshmor i vendit. Ne menduam se s`do kishte nevojë Shqipëria më për dshmorë” theksoi Zogaj duke shtuar se 4 viktimat janë dëshmorët e fundit të Shqipërisë.
Ai gjithashtu theksoi se nuk duhet bërë deklarata të nxituara për vrasjen e 4 demonstruesve të 21 janarit por i bëri thirrje Prokurorisë të bëjë punën e saj për zbardhjen e të vërtetës.