E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Ekonomia shqiptare konkurruese me ate boterore

Në Shqipëri ka liri ekonomike dhe ajo po rritet vazhdimisht, dhe nuk do të lejohet të kthehet sistemi fiskal marksist. Kështu ka deklaruar Kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e qeverisë. Këshilli i Ministrave nën drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha ka diskutuar sot projektin “Kuadrit makroekonomik dhe fiskal për vitet 2012-2014”

Në këtë takim kreu i qeverisë ka bërë një resume të arritjeve të ekonomisë shqiptare dhe treguesve makroekonomik. Kryeministri theksoi se Shqipëria është vend me liri ekonomike, e cila është rritur me 16 %. “Shqipëria është vend që ka një dinamik pozitive ekonomike. Eksportet shqiptare janë dëshmia autentike e prodhimit të një vendi. Eksportet në këtë nëntëmujor janë rritur me 320 milionë dollarë Eksportet e mallrave “Made in Albania” kanë pasur një rritje prej 27 %, bëhet fjalë për rritjen si 9 mujor. Kurse eksportet e bazuara në mallra kanë një rritje prej 20 % “, ka deklaruar kreu i qeverisë.

Ai nënvizoi se gjithnjë e më shumë prodhimet shqiptare po preferohen në tregjet e botës. Kryeministri theksoi se eksportet janë dëshmi e produktivitetit. “Eksportet janë rritur paralelisht me lirinë ekonomike. Në Shqipëri liria ekonomike është rritur me 16 % Rritja e eksporteve shkon paralelisht me rritjen e investimeve të huaja. Rritja e investimeve të huaja ka qenë më e madhe krahasuar me vitin e kaluar. “, tha kreu i qeverisë.  Ai nënvizoi se ekonomia shqiptare në garën botërore dhe rajonale po garon edhe më mirë.

Ai tha se ne po ndërtojmë infrastrukturë moderne në të gjithë Shqipërinë. “Kjo tregon pse ekonomia e një vendi të vogël dhe pse monedha e një vendi të vogël siç është leku është i qëndrueshëm. “, tha më tej kryeministri. Ai përshëndeti sipërmarrësit të cilat i cilësoi lokomotivë e zhvillimit të vendit.

Duke ju referuar krizës, Berisha tha se Europa nuk ka njohur krizë më të thelë siç është kriza e borxheve, por kriza e borxheve në Europë do pak dhe do kalojë. Duke ju referuar deklaratave të kreut të PS-së për politikat fiskale Berisha tha se tentativat për të dëmtuar sistemin e suksesshëm kanë dështuar. Duke ju referuar programit të PS-së për taksa mbi të pasurit dhe ulje të tyre për të varfrit Berisha tha “ “S’do të kthehet më sistemi marksist fiskal. Ne do të zgjerojmë lirinë ekonomike për sipërmarrësit”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›