Keshilli Mbikeqyres i BSH-se miratohet kandidatura Dhori Kules

Vijon prezantimi i kandidaturave për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të institucionit më të lartë në vend, Bankës së Shqipërisë.
Ditën e sotme, në Komisionin e Ekonomisë dhe të Financave u prezantua kandidatura e propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, Dhori Kule, aktualisht rektor i Universitetit Europian. Kandidatura e Kules u votua me konsensus të plotë nga ana e deputetëve të mazhorancës. Ndërsa deputetët e opozitës, ndonëse nuk patën kundërshtime të hapura për këtë kandidaturë shkuan konform qëndrimit të tyre, duke mos votuar hapur për emrat e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës.
Po sot, u votua edhe kandidatura, e propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Eva Golemi, e cila aktualisht drejton një bankë të nivelit të dytë në Durrës.
Në fund të votimeve deputetët e Partisë Socialiste kërkuan që të miratohet edhe propozimi i tyre, që është deputetja Ermelinda Meksi, e cila nuk është prezantuar ende para komisionit.
Pas miratimit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, kandidaturat do të kalojnë për votim në seancë plenare.