Berisha: Ekzistojnë hapësirat për zgjidhjen
26/08/2010 Kreu i mazhorancës sinjalizon për gjetjen e kompromisit mbi krizën politike
“Me liderin e opozitës kam ndërmarrë reformat më të thella gjatë karrierës time politike”
Mazhoranca qeverisëse është e gatshme të japë kontributin e saj në zgjidhjen e krizës politike. Madje zgjidhja e saj do të marrë një përgjigje përfundimtare që me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Ky ishte qëndrimi më i fundit i ardhur nga shumica në pushtet.
Vetë kreu i ekzekutivit, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij përshëndetëse në Konferencën vjetore të Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë, të zhvilluar dje, duke u ndalur në situatën politike në vend, i mëshoi me forcë faktit se jo vetëm që do të ketë një zgjidhje për mosmarrëveshjet mes pozitës dhe opozitës, por për më tepër që kjo zgjidhje pritet të vijë shumë shpejt. “Qeveria në asnjë rrethanë nuk lejon arrogancën, indiferencën apo prepotencën ndaj pretendimeve të opozitës. Jo! Kemi qenë, mbetemi dhe do të jemi të hapur për dialog konstant, për bashkëpunim konstant me opozitën”, vlerësoi Berisha. Sipas tij, disa propozime janë bërë dhe në këto propozime, me frymën e kompromisit, mund ti jepet përgjigje përfundimtare, në mënyrë të ndershme, të gjitha pretendimeve. Madje, në këtë kontekst, Kryeministri Berisha sqaroi se “nuk është çështja këtu e një kundërshtie siç kërkojnë ta paraqesin dashakeqës të kimizmit midis dy liderëve. Absolutisht jo! Me liderin e opozitës kam ndërmarrë reformat më të thella në historinë e karrierës time politike”. Por në gjykimin e kreut të mazhorancës, çështja është në qëndrimin ndaj standardeve të Kopenhagenit ndaj institucioneve, Kushtetutës, ligjeve dhe transparencës. “Shqipëria disponon të gjitha mundësitë për ti dhënë përgjigjen më të shkëlqyer të gjitha çështjeve politike të brendshme që mund të ngrihen. Institucionet e vendit janë në një proces konsolidimi dhe është kusht përcaktues në kriteret e Kopenhagenit konsolidimi i institucioneve dhe respektimi i tyre”, vuri në dukje Kryeministri Berisha, gjatë fjalës së tij në këtë konferencë. Në vlerësimin e tij, Shqipëria në rrafshin politik ka bërë një progres të madh dhe ky është interesi më i mirë i qytetarëve shqiptarë. “Një vit më parë Shqipëria zhvilloi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa këtë mekanizëm jetik për çdo shoqëri të lirë, integrimi evropian për shqiptarët do të ishte një horizont që largohej prej tyre. Pavarësisht nga debatet, por asnjë institucion, asnjë qeveri, nuk ka vënë në diskutim se qytetarët shqiptarë më 28 qershor shprehën vullnetin e tyre lirisht, se nxorën një shumicë ilegjitime dhe se kanë institucione legjitime”, u shpreh kreu i qeverisë.
PS për deklaratën e Kryeministrit Berisha
Dade: Hetimi i zgjedhjeve, zgjidhja e vetme
“Transparenca e plotë e zgjedhjeve të 28 qershorit, mjeti për të siguruar që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme”. Në një konstatim të tillë arriti dje Partia Socialiste, duke mos hequr dorë nga kërkesa e saj për transparencën e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Kështu, përmes një deklaratë për shtyp, deputetja e kësaj partie, Arta Dade, reagoi pas fjalës së mbajtur nga Kryeministri, Sali Berisha në Konferencën vjetore të Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë. “Sali Berisha ta harrojë se ka më ndonjë shqiptar që e beson përrallën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të 28 qershorit. Edhe vetë ata që e kanë votuar Sali Berishën e dinë se zgjedhjet u vodhën. Madje, po ti referohemi rezolutës së Parlamentit Evropian, duket qartë se problemet e rënda me zgjedhjet e fundit në Shqipëri, janë një shqetësim tejet serioz dhe për Bashkimin Evropian”, vuri në dukje Dade, gjatë fjalës saj. Megjithatë, në vlerësimin e socialistëve e rëndësishme tashmë është vendosja e themeleve si garanci për zgjedhjet e ardhshme qofshin ato të përgjithshme apo lokale. “Shqiptarëve nuk u intereson çfarë thuhet për të shkuarën, po çfarë bëhet për të ardhmen. Prandaj transparenca e plotë e zgjedhjeve të 28 qershorit i duhet Shqipërisë si mjeti për të siguruar që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme. Partia Socialiste pret që me nisjen e punimeve të Kuvendit të fillojë hetimi parlamentar me hapjen e kutive të materialeve zgjedhore. Që kurrë më Ruzhdiet të mos përmbysin rezultatin e vendosur nga populli”, u shpreh Dade, duke deklaruar në këtë mënyrë dhe një herë tjetër qëndrimin e palëkundur të Partisë Socialiste. Madje, po në këtë linjë, deputetja socialiste rikujtoi faktin se opozita e ka ofruar kompromisin e saj në mbështetje të plotë të ligjit e me vullnet për zgjidhjen e krizës. Për këtë arsye, Dade i mëshoi me forcë faktit se tashmë Kryeministri Sali Berisha “duhet të hapë menjëherë kutitë, ose përndryshe duhet të largohet pa rritur më tej kostot ekonomike e sociale të qëndrimit të tij mbi karrigen e pushtetit të vjedhur”.