Korçë, padi penale për OJF-të fantazma
26/08/2010 Në qarkun e Korçës operojnë 40 OJF, vetëm 15 prej tyre të licencuara. Gati padia penale
KORÇE- Drejtoria e Shërbimeve Sociale Shtetërore në Korçë ka nisur kontrollet për evidentimin e të gjitha organizatave jofitimprurëse që operojnë në qarkun e Korçës, për të parë nëse ato janë të licencuara ose jo, pasi në rast të kundërt, për të gjitha ato organizata që nuk janë të pajisura me licencë do të ketë mbyllje të aktivitetit. Në qarkun e Korçës ushtrojnë veprimtarinë e tyre rreth 40 OJF, nga të cilat vetëm një pjesë e vogël e tyre janë të licencuara, ndërsa gjithë të tjerat operojnë si organizata fantazmë. Megjithatë, edhe ato organizata jofitimprurëse që e kanë një licencë nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, nuk pranojnë të deklarojnë donacionet e tyre dhe mënyrën e përdorimit. Për këtë arsye edhe ndaj këtyre organizatave do të merren masat përkatëse të parashikuara nga ligji, ku edhe për raste të tilla parashikohet mbyllja e aktivitetit. Mjaft prej organizatave jofitimprurëse mjaftohen vetëm me nxjerrjen e një vendimi gjykate dhe pas kësaj nisin aktivitetin e tyre, kur në të vërtetë krahas vendimit të gjykatës kërkohet edhe licencimi i aktivitetit të tyre. Në rast se nuk ndodh kështu, atëherë këto organizata nuk janë gjë tjetër veçse organizata të paligjshme. Aktualisht kontrollet dhe monitorimi i OJF-ve nga ana e shërbimit Social Shtetëror ka filluar, ku në fund të këtij procesi pritet që të ketë mbyllje të aktivitetit për mjaft OJF, sepse deri më tani nga verifikimi i dokumentacionit rezulton se vetëm 15 OJF janë të pajisura me licencë.
Kontrollet
Startimi i kontrolleve mbi OJF e qarkut Korçë dhe monitorimi i tyre u bë i ditur nga burime pranë Drejtorisë rajonale të Shërbimeve Sociale Shtetërore, të cilat pohuan se këto kontrolle kanë si qëllim verifikimin, nëse OJF janë të licencuara ose jo, sepse licencimi është një parakusht për fillimin e aktivitetit, pasi ligji parashikon që personat juridike, privatë dhe publikë, që ofrojnë shërbime të përkujdesjes shoqërore, të pajisen me licencë të veçantë nga Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale, si autoriteti përgjegjës për licencimin, të nënshkruar nga ministri i Punës dhe i Çështjeve Sociale. Është pikërisht komisioni i ngritur pranë kësaj ministrie që shqyrton dokumentacionin e paraqitur nga aplikanti ku përfshihen: kërkesa, vendimi i regjistrimit në gjykatë, si person juridik, aktin e themelimit dhe statutin; të dhëna të hollësishme për shërbimet që ofrohen apo që do të ofrohen; burimin e financimit dhe kohëzgjatjen e tij; vërtetimin nga organet e tatim-taksave dhe nga bashkia apo komuna për shlyerjen e detyrimeve ligjore, të lëshuar brenda tremujorit të fundit nga çasti i paraqitjes së kërkesës; CV-të e punonjësve, që do të ofrojnë shërbimet si dhe mjaft dokumente të tjera, ku gjithë dokumentacioni i dorëzohet Shërbimit Social shtetëror dhe kjo e fundit ia përcjell ministrisë përkatëse për miratim.