Berisha Elbasanit do ti japim Autostraden sepse qytetaret meritojne
Rruga është jetike për çdo qytetar dhe ne do ndërtojmë çdo kilometër rrugë për të përmirësuar jetën e tyre.
Brenda pak javësh do pritet shiriti i autostradës Tiranë-Elbasan, e cila do të ketë 4 korsi dhe do ndërtohet pasi qytetarët e meritojnë.
Ky ka qenë premtimi që ka bërë nga qyteti i Elbasanit, kryeministri Berisha, gjatë ceremonisë së prezantimit të kandidatit të Aleancës për Qytetarin në Elbasan, Durim Hushi.
“Durim Hushi, inxhinieri i talentuar, politikani i sprovuar dhe biri i Elbasanit, dhe ne të gjithë së bashku me të do të bëjmë që Elbasani të jetë vend modern dhe i zhvilluar”, tha shefi i mazhorancës.
Sipas tij, Elbasani do të jetë një nga qytetet më të zhvilluara të Shqipërisë.
“Në këtë qark, kemi ndërtuar 72 shkolla dhe do të vazhdojmë ta bëjmë”, tha ai.
Duke shtuar se Elbasani në vitin 2005 numëronte vetëm 3500 biznese, ndërsa sot numri i tyre është dyfishuar dhe në 4 vitet e ardhshme, do ta çojmë deri në 12 mijë.
“Rruga që kemi bërë nuk është e lehtë, dhe ka qenë me mjaft sakrifica dhe me dhimbje, të diktuara nga koha.
Por së bashku kemi realizuar ëndrrat më të bukura tonat, e së bashku e bëmë Elbasanin të jetë qytet i një vendi anëtar të NATO-s”, tha ai.