E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durim Hushi Kush voton per Aleancen e Qytetarit ecen perpara

Kush voton për ne ecën përpara. Sepse e ardhmja, vjen me Autostradën dhe projektet që do të zhvillojnë para qytetet tona.

Kështu e ka nisur fjalimin e tij kandidati i Aleancës për Qytetarin në Elbasan, Durim Hushi, gjatë ceremonisë së prezantimit të tij.

“Ne do të rendim drejt së ardhmes, unë besoj tek qyteti i Elbasanit dhe tek një e ardhme e tij më e mirë. Sikundër besoj tek projekti i hapjes së mijëra vendeve pune”, tha më pas Hushi.

I cili shtoi se do të punojë për një Elbasan për qytetarin.

“Ne kemi gjithë potencialin intelektual për ta ndryshuar këtë qytet, dhe nuk do të lejoj që banorët në periferi të jetojnë ndryshe nga ata në qendër të tij”, tha Hushi.

Duke përfunduar se është i sigurt në fitoren e tij gjatë zgjedhjeve lokale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›