E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fleta e votimit, Kolegji pritet të shqyrtojë sot ankiminin e PS-së

Kolegji zgjedhor pritet të shqyrtojë sot ankimimin e Partisë Socialiste lidhur me modelin e fletës së votimit të zgjedhjeve të 8 majit.
 

Partia Socialiste paraqiti ankimim pasi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi të miratojë modelin e fletës së votimit sipas të cilës në krah të emrit të kandidatit për kryetar Bashkie në Tiranë, Edi Rama, të mos vendosen inicialet e Partisë Socialiste, por vetëm incialet e koalicionit që ai përfaqëson.
 

Partia Socialiste e kundërshtoi këtë vendim, por shumica në KQZ deklaroi se çdo gjë ishte bërë brenda ligjit.
 

Nisja e prodhimit të fletëve të votimit ka lidhje me vendimin që do të japë kolegji, çka do të thotë se fletët nuk mund të prodhohen pa u marrë më parë një vendim.
 

Ndërkohë që dje Kolegji vendosi të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike, që kërkonte shfuqizimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të mos shënuar në fletën e votimit për Këshillin bashkiak të Tiranës të dy partive të koalicionit “Aleanca për qytetarin”.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›