Berisha: Emergjenca kaloi pa humbur jetë
Kryeministri tha se përmbytjet ishin fatkeqësi natyrore të rralla, në njërën anë, reshjet e mëdha të cilat përfshinë të gjithë verilindjen e Shqipërisë, nga ana tjetër një rritje, një dalje e paparë e detit dhe vërshimi i tij në zonat bregdetare të Kurbinit dhe Shkodres. Berisha shtoi se spekullimet e opozitës per keqmenaxhim të kaskadës së Drinit janë amorale dhe të ulëta.“Të gjitha spekullimet që bëhen përsa i përket menaxhimit janë amorale dhe të ulëta. Është e turpshme. Nëse ishte puna për të shitur energji, qeveria ime dhe KESH-i e shiste atë në tetor, në nëntor. E vërteta është që kaskada ka një rregullore e cila harmonizon prodhimin e energjisë elektrike, mbrojtjen e digave, shmangien sa me të mundshme të përmbytjeve”, theksoi Berisha.