METE-Ballës: Mesazh keqdashës për përmbytjet
Sipas kësaj ministrie, deklaroi se deputeti Taulant Balla shpifën, pa verifikuar informacionet e sakta për digat. “Menaxhimi i situatës aktuale në prefekturën e Shkodrës u monitorua dhe u falenderua nga e gjithë bota duke u bazuar në analizë të detajuar për angazhimet e marra. Kjo vlen shumë me tepër se mesazhi i politizuar jo oponent, por keqdashës i Z. Balla”, thekson deklarata nga METE. Kjo ministri sqaron se ministri Prifti ka studiuar në universitete amerikane për Administrim Publik. “Për fat të mirë z. Dritan Prifti nuk ka në CV-në e tij ndalime nga policia për dyshime në pjesëmarrje për trafikime droge. Lëri shpifjet Z. Balla dhe merru me borxhlinjtë që ke nëpër kazinotë e Tiranës”, përfundon deklarata.