E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Evakuim afatgjate moti do prishet

/ /

Ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar demokrat kreu i ekzekutivit u shpreh se evakuimet nuk do te jene afatshkurtra cka do te thote se permbytjet ne qytet dhe fshatrat perreth do te vazhdojne edhe per shume dite te tjera. Jua sqarova kete moment per te theksuar se nuk do te mund te kete nje evakuim afatshkurter sic do te mund te donim. Ne te gjithe kete permbytje ballkanike ana me lehtesuese ka qene situata e digave te cilat fatmiresisht u mbajten nen kontroll. Liqeni i Fierzes ne fillim te tetorit ka qene me 287 meter por eshte ulur ne menyren me te vendosur ne 282 meter. Liqeni i Komanit liqeni i Vaut te Dejes jane mbajtur ne nivelet me minimale te eficiences se tyre u shpreh kryeministri. Sipas tij ne kete situate ku ndodhet veriu i vendit duhet shfrytezuar cdo moment per te evakuuar te prekurit nga permbytjet. Berisha premtoi se qeveria do te beje nderhyrje afatgjata ne zonat e prekura nga dalja e lumenjve teksa shtoi se ato do te jene njeheresh edhe shume te kushtueshme. Moti sot eshte i mire por ne ditet qe vijne te dhenat jane qe mund te kete serish perkeqesime. shte ne detyren tone te shfrytezojme cdo minute te ketij moti per te konsoliduar suksesin e operacioneve tona ne te gjithe zonat ne Shkoder Nenshkoder rrethinat dhe ne te gjitha zonat e tjera. Dua ti garantoj qytetaret e Shkodres se qeveria krahas nderhyrjeve imediate ka te gatshme projektet per te nisur nderhyrjet afatgjata te cilat padyshim jane ndoshta nderhyrjet me te kushtueshme te te gjitha koherave por ato do te fillohen dhe do te ecet me vendosmeri drejt atyre nderhyrjeve qe bejne te mundur zvogelimin ne nje shkalle te madhe te permasave te permbytjeve u shpreh me tej kryeministri. Ne mbledhjen e grupit parlamentar demok-rat Berisha u beri thirrje qytetareve qe te kontribuojne financiarisht per te perballuar permbytjet nderkohe qe beri te ditur se nje rroge e tij do te shkoje ne fondin e krijuar per kete qellim. Falenderoj te gjithe ata biznesmene dhe ata qytetare qe kane ofruar me bujari ndihmat per zonat e permbytura dhe ky solidaritet eshte jashtezakonisht i rendesishem dhe dua te deklaroj ketu se ndihem i prekur nga ky solidaritet dhe do te vendos nje rroge timen ne fondin e ketyre qytetareve. U bej thirrje qytetareve shqiptare te kontribuojne ne menyrat qe kane mundesi per te lehtesuar gjithnje e me shume dhimbjen dhe tronditjen e madhe qe u ka krijuar kjo permbytje qytetareve te ketyre zonave u shpreh kryeministri. Ky ka qene nje aksion jashtezakonisht i komplikuar dhe duhet te pranojme se me i komplikuar se kudo ka qene ne qytetin e Shkodres. Ndoshta pothuaj gjysma e tij eshte Venecia sot dhe furnizimi me buke e uje i ketyre familjeve realizohet vetem me varka. Jane bere dhe po behen perpjekje te medha per shtimin e numrit te tyre theksoi me tej kreu i ekzekutivit. Shtyhen festimet per demokracine

Permbytjet e medha te diteve te fundit kane detyruar maxhorancen te shtyje ne nje afat te pacaktuar festimet me rastin e 20-vjetorit te pluralizmit politik dhe krijimit te Partise Demokratike. Kete e beri te ditur dje kryeministri Berisha i cili kerkoi njekohesisht edhe mirekuptimin e demokrateve. Kerkoj mirekuptimin tuaj dhe te demokrateve ne mbare Shqiperine qe keto festime do te shtyhen duke i dhene perparesi para se gjithash angazhimit te plote dhe te gjithanshem ne zonat e situates kritike dhe me pas sigurisht qe ne i kemi te gjitha mundesite per te kremtuar keto dite me te gjithe dinjitetin qe ato meritojne tha Berisha. Topalli Prurjet 7 here me shume se vjet

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli deklaroi nga Shkodra se situata eshte e paprecedente pasi sipas saj prurjet e ujerave kane qene 7 here me te larta se ne permbytjen e vitit te kaluar. Ne kaskaden e Drinit prurjet kane qene 7 here me te medha se ne vitin e kaluar. Po behen perpjekje titanike nga Shtabi i Emergjences per tu dhene ndihme personave ne veshtiresi. Me ka lane pershtypje solidariteti i madh i qytetareve jo vetem nga Shkodra por edhe nga i gjithe vendi per te dhene ndihme ne numrat e llogarise se Bashkise se Shkodres tha Topalli. Ajo me tej akuzoi kreun e opozites se po kerkon te fitoje kapital politik me fatkeqesine e permbytjes. Meta Prioritar furnizimi i banoreve te zonave te permbytura

Zv.kryeministri Ilir Meta tha dje pas mbledhjes se Komitetit Nderministror te Emergjencave se po merren te gjitha masat per ti ardhur ne ndihme banoreve te zonave te permbytura per nevojat jetike te tyre. Prioritar eshte furnizimi i popullsise me ushqime dhe uje kujdes per furnizim me koncentrat per kafshet u shpreh Meta. Sipas drejtuesit te Komitetit Nderministror eshte treguar nje gatishmeri e larte ne ruajtjen dhe forcimin e argjinatures se Torovices gatishmeri e larte e forcave ushtarake dhe policore ndersa eshte garantuar sherbim shendetesor 24 ore per banoret. Zv.kryeministri tha dje se situata e krijuar ka qene per shkak te kushteve atmosferike dhe jo shkarkimeve nga hidrocentralet. Shkarkimet nuk kane qene shkaku i kesaj situate por reshjet e jashtezakonshme qe kane perfshire zonen. Fryrja e liqenit eshte e jashtezakonshme por edhe ujerat qe vijne nga Mali i Zi e bejne edhe me te veshtire kete situate tha Meta. Duke folur per planet e qeverise per te nderhyre qe permbytjet te mos perseriten ai theksoi se projekte te tilla nuk mund te realizohen per nje periudhe te shkurter. Mendoj se qeveria e ka nje plan dhe nuk mund te realizohet per nje periudhe te shkurter por eshte afatgjate. Ndersa investimet per te ndaluar kete situate jane bere por keto ishin te pamjaftueshme per shkak te kushteve te motit theksoi Meta.

ADI SHKEMBI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›