CNN kronike te posacme per permbytjet ne Shqiperi
Nje nder agjencite me te rendesishme mediatike CNN ka publikuar lajmin per situaten e veshtire ne te cilen gjendet vendi yne kryesisht zona e Nenshkodres per shkak te permbytjeve masive qe ka perfshire keto zona.
Situata ne zonat e permbytura ne Shqiperi ka terhequr edhe vemendjen CNN e ketij rrjeti nderkombetare mediatik. Rrjeti CNN po e pasqyron ne vazhdimesi situaten e rende ne Shkoder duke nenvizuar se mijera hektare toke jane mbuluar nga uji dhe 12 mije persona jane evakuuar.
Jave te tera shirash kane shkaktuar permbytje ne Ballkan. Ne Shqiperi kercenimet e rreshqitjeve te dheut paraqesin nje tjeter rrezik nga zonat e goditura nga uji. Zyrtaret thone se 12 mije persona jane zhvendosur drejt zonave me te sigurta ndersa 2500 shtepi jane permbytur. Agjencite e lajmeve thone se shume rruge nacionale jane te pakalueshme. Ushtria dhe policia jane thirrur per te ndihmuar per permbytjet thuhet ne raportimin e CNN.
Rrjeti CNN shton se qeveria ka shpallur gjendjen e jashtezakonshme ne disa zona te mbuluara nga uji ndersa per sa i takon demeve te shkaktuara nga permbytjet duhet kohe per te pasur nje shifer zyrtare.
Gjithashtu CNN shton faktin se Shqiperia u ka kerkuar ndihme NATO-s per perballimin e kesaj situate.