Shqiperia dhe SHBA-ja aleate te ngushta ne sfidat nderkombetare
Ambasadori amerikan Arvizu i dorezon Presidentit Topi Letrat Kredenciale
Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu i ka paraqitur dje Presidentit te Republikes Letrat Kredenciale duke u shprehur njekohesisht me vleresimet maksimale dhe pozitive per Shqiperine. Gjate takimit kreu shtetit i uroi mireseardhjen ne Shqiperi Ambasadorit Arvizu dhe i shprehu atij mbeshtetjen e plote institucionale per permbushjen me sukses te detyres se tij diplomatike ne vendin tone.
Ne vijim midis dy personaliteteve te larta u zhvillua nje bisede e ngrohte e miqesore.
Nga ana e tij Ambasadori Arvizu vuri ne dukje vleresimin e tij pozitiv per Shqiperine dhe shqiptaret si nje vend dhe popull qe kane nje lidhje te vecante me Shtetet e Bashkuara dhe popullin amerikan. Shtetet e Bashkuara dhe Shqiperia jane dy vende mike te ngushta dhe aleate ne luften kunder terrorizmit nderkombetar dhe promovimit te paqes dhe qendrueshmerise ne mbare boten sic e ka demonstruar roli pozitiv dhe moderator ne rajon dhe kontributi i forcave paqeruajtese shqiptare ne Irak dhe Afganistan theksoi Ambasadori Arvizu duke shtuar se gjate ushtrimit te detyres se tij do te punoje qe lidhjet e forta mes dy popujve tane do te forcohen dhe thellohen edhe me tej.