Rama Shqiperia po mocalizohet
Ai vizitoi dje disa zona te permbytura te vendit. Gjate paradites i shoqeruar nga deputeti Blendi Klosi Rama ishte ne rrethin e Durresit. Sipas tij eshte e patolerueshme qe kjo histori te vazhdoje perseritjen neper Shqiperi. Per kryetarin e PS buxheti 2011 duhet ndryshuar rrenjesisht per te ndermarre nje operacion radikal
anti-permbytje dhe per te ndaluar mocalizimin e
vendit. Duhet nderhyre me force sot qe situata te mos behet me keq. Gjithe Shqiperia po kthehet ne mocal. Gjithandej po dalin prape kenetat. Ketu nuk eshte ceshtja e nje shtepie ketu jane me mijera dhe me dhjetera mijera shtepi sa ne Shkoder sa ketu ne Durres sa poshte ne Vlore e ne Fier sa ne Maliq te Korces... po kthehet prape Shqiperia ne mocal. Kjo eshte nje ceshtje qe duhet ta trajtoje e duhet ta zgjidhe shteti. Shteti nuk mund ta zgjidhe kete pune ne qofte se qeveria nuk e ndryshon 100 buxhetin per vitin e ardhshem. Ne duhet te ndryshojme 100 buxhetin. Gjithe investimet ne infrastrukturen publike duhet ti fusim per ti rihapur dhe per te rivene ne pune te gjithe kanalet u shpreh Rama. Me pas kryesocialisti ka udhetuar drejt Fierit ku ishte i shoqeruar nga kreu i grupit te PS Gramoz Ruci si edhe nga deputetet Bashkim Fino Albert aci Ervin Koci. Ne jemi ketu per te thene Ok ne kete moment. Si opozite japim kontributin tone japim mendimet tona japim votat tona per nje plan kombetar anti-permbytje per ta ndryshuar buxhetin. Nuk eshte koha per te bere gare kush thote fjale me mallengjyese per Shkodren dhe kush eshte me patriot me llafe eshte koha per vendime te medha. shte koha per te shpetuar njerezit nga keto permbytje te medha dhe nga keto fatkeqesi te medha qe neser mund te jene disa here me te medha nese nuk nderhyjme seriozisht sot u shpreh Rama ne Fier. Me pas kryesocialisti nen shoqerimin e deputeteve Arben Malaj dhe Eltar Dede ishte ne uren e Mifolit ne zonen e Novoseles ku u takuan me banore te zones ne te cilen pati problem permbytjeje dy ditet e fundit.
Duke degjuar banoret Rama u shpreh se Ketu jemi per nje problem qe ska te beje me partite por ka te beje me njerezit. Mesa duket sjane marre masat qe te ndalohet furia e lumit vijoi ai. Ne duam te behet nje nderhyrje e shpejte rrenjesore radikale dhe e guximshme ne buxhetin e shtetit u shpreh Rama.
Andis Harasani
Andis Harasani shprehet se eshte ende heret per te ripare buxhetin sic propozoi nje dite me pare kryetari i partise se tij nga Shkodra e permbytur. Shteti funksionon ne baze te ligjeve dhe pa u dekretuar buxheti nga Presidenti i Republikes nuk mund te risillet edhe njehere drafti per ti bere amendimet qe propozon Edi Rama. Kjo mund te arrihet me anen e nje marreveshje mes dy forcave politike PD-PS u shpreh Harasani.
Qemal Biraku
Majlinda Rama