Berisha: Falja, dhunti e një shteti që funksionon

Kryeministri Berisha ka deklaruar se nga heqja e taksës së makinave dhe falja e detyrimeve kanë përfituar qytetarët shqiptarë.
“Falja është dhunti e një shteti që funksionon. Falja është virtyt i kodit moral të çdo shoqërie, të çdo shteti demorkatik”, u shpreh Berisha.
Ai garantoi se qeveria ka marrë dhe ndërmerr reforma të vazhdueshme, me të cilat përpiqet për të ulur shpenzimet e domosdoshme të tyre në shërbime, që të mund të frenohet rritja e kostos së jetesës.
Po ashtu kryeminsitri është ndaluar edhe në çmimet e telefonisë celulare, ku theksoi se çmimet aktuale janë 60-80% më të ulta se dy vjet më parë.