E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi, i siguron mbështetje ish të përndjekurve

Kreu i shtetit Bamit Topi, zhvilloi sot një takim më përfaqësues të Shoqatës Mbarëkombëtare për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i saj, Besim Ndregjoni.
 

Gjatë takimit përfaqësuesit e ish-të përndjekurve politikë parashtruan një sërë çështjesh, që lidhen me integrimin e plotë të tyre në jetën shoqërore, që nga dëmshpërblimi financiar për ish-të përndjekurit, vijimi i procesit të kërkimit të eshtrave të të ekzekutuarve apo nxjerrja në dritë e fakteve të regjimit komunist.
 

Nga ana tjetër Presidenti Topi theksoi se do t`i mbështesë institucionalisht, duke ushtruar të gjitha kompetencat që i jep Kushtetuta.
 

Ndër të tjera presidenti Topi i siguroi se shteti shqiptar dhe institucionet e tij do të kenë përherë një vëmendje dhe kujdes të veçantë për ish-të përndjekurit politikë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›