E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e rinj, Kuvendi voton Bumçin dhe Halimin

Me 71 vota pro, parlamenti ka votuar sot emërimin e dy ministrave të rinj të kabinetit qeveritar. Aldo Bumçi do të jetë ministëri i ri i Kulturës, ndërsa Eduart Halimi është emëruar ministër i Drejtësisë.

Po ashtu parlamenti ka votuar me 70 vota pro dhe 1 abstenim shkarkimin e Ferdinand Xhaferrit nga posti i ministrit të Kulturës. Dy ministrat e rinj, Aldo Bumçi dhe Eduart Halimi janë propozuar dy ditë më parë nga kryeminsitri Berisha dhe janë dekretuar sot nga presidenti Bamir Topi.

Bumçi emërohet në krye të MTKRS, duke zëvendësuar Ferndinand Xhaferrin, ndërsa Eduart Halimi zëvendëson në krye të Drejtësisë, ministrin Bujar Nishani, i cili u transferua tek Ministria e Brendshme, vend i lënë bosh nga Lulzim Basha, pas kandidimit të tij për kryetar në Bashkinë e Tiranës.

Me votimin e dy deputetëve të rinj të kabinetit qeveritar, parlamenti ka mbyllur punimet për këtë sesion parlamentar. Me fillimin e sesionit të ri në muajin shtator, pritet që në sallë të jenë edhe deputetë të opozitës, pas bojkotit që ata kanë zhvilluar në sesionin që sapo lamë pas.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›