E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Fazllic, opozita ka frike

TIRANE - Kuvendi perfshihet serish ne akuza te renda mes pozites dhe opozites per perfshirje ne krime, korrupsion e afera te pista. Ne rreth 15 minuta qe qendroi ne salle, kryeministri Sali Berisha i beri te qarte opozites se hetimi nderkombetar do te kryhet. Madje dhe se do te nxjerre ne drite te palarat e ish qeverisjes socialiste e deputeteve te saj. "Tmerri opozites nga hetimi i pavarur, nuk ka lidhje me Fazllicin. Opozita reagon kunder hetuesve nderkombetare, se ka frike, se do nxjerrin qe Erion Brace quhet Erion Dondollaku, Arben Malaj si Arben Cenaj, Ilir Meten si Ilir Floriri apo Engjell Bejtja si Engjell ARMO-ja", akuzoi kryeministri, pa lene jashte dhe Edi Ramen, qe sipas tij duhet te etiketohet si Edi Gina. Berisha u kerkoi per te disaten here opozites te beje mocion mosbesimi nese ka kokrrat ne Kuvend. "Vazhdoni e kendoni sa te doni, deri ne diten e zgjedhjeve. Po te jeni te sigurt se do te kete transparence. Kam detyrimet e mia, jam Kryeminister dhe ju keni akuzuar qeverine time. Se mos ju dalin veprat tuaja nga hetimi pastaj", theksoi Berisha, duke permendur se ai ka maxhorancen dhe shumica eshte ajo qe vendose. "Jeni te llojisur qe nuk ka njeri t'ua nxjerre njeri zhulin", akuzoi ai, duke dale nga salla pa degjuar asnje nga komentet e opozitareve qe akuzoi. Largimin e Berishes, nenkryetari i grupit socialist, Erion Brace e quajti mungese burrerie. "Berisha nuk ka kuraje te rrije ne salle. E kuptoj se eshte ne hall te madh se ka jashte kontrollit prokuroret. Ai eshte jashte dyerve te burgut se ka pasur ne kontroll prokuroret deri me sot. Por shfaqi dhe nje ane tjeter te karakterit te tij, paburrnine", replikoi Brace. Po keshtu dhe kreu i LSI-se Ilir Meta e komentoi largimin e kryeministrit nga salla si mungese kurajoje per t'u perballur me akuzat qe i rendojne prej kohesh mbi supe. E gjithe seanca e djeshme plenare ju kushtua ceshtjes Fazllic dhe presionit qe sipas opozites, qeveria po ben ndaj prokurorise dhe organeve te pavarura. Kryetari i grupit demokrat, Astrit Patozi tha se disa vegla qorre ne prokurori guxuan te dalin pertej ligjit, duke kaluar cdo cak. "Ndaj ne do pergjigjemi seriozisht, hetim parlamentar per raportet e tendosura mes institucioneve dhe nderkombetareve per perfshirjen e qeverise qe ju thoni ne afera", tha Patozi. Ai kerkoi qe Prokuroria e Pergjithshme ne vend te merret me gjera te tilla ku s'ka fakte, te merret me dosje ende te pazbardhura e histori krimi", akuzoi Patozi. Por sipas socialistit Arben Malaj, vendi eshte ne krize institucionale pasi Berisha vazhdon te mbetet ne pushtet dhe sherbim te Fazlic. Sipas tij, kriza eshte e rende dhe demokracia e deformuar. Ndersa deputetja Ermelinda Meksi kerkoi zyrtarisht qe mazhoranca mos ngacmoje me opoziten per dosje e krime. "Nese keni dosje apo fakte per ndonje deputet socialist, denoncojeni se keshtu do te kontribuoni me shume kunder krimit", tha Meksi. Ne kete kuader ajo kerkoi dhe nderhyrjen e Presidentit te Republikes Bamir Topi ne mbrojtje te institucioneve te pavarura. Ndersa Ministri i Drejtesise, Alibeaj, Ministria e Drejtesise vetem ka ushtruar kompetencat ligjore gje te cilen sipas tij duhet ta zbatoje edhe prokuroria. Ai tha se ne prokurori nuk po ushtrohet asnje presion por ka shtuar se ndalime me telefonata nuk do te ndodhin. Rozeta Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›