Kursimet, masa te reja sigurie
Sektori bankar ne Shqiperi paraqitet me i sigurti ne Evrope nga kriza nderkombetare, per shkak se, ka hapjen me te vogel ndaj tregut te jashtem qe eshte perfshire tashme ne krize. Megjithate institucionet qe perkujdesen per mbarevajtjen e sistemit nuk po mjaftohen me kaq por, po marrin masa qe te forcojne edhe me tej kete siguri. Agjencia e Sigurimit te Depozitave, qe pa u dendesuar kriza ne tregjet financiare nderkombetare ne fillim te vitit 2008 ka shpallur nje iniciative ligjore, qe do te synoje rritjen e kufirit te depozitave te siguruara ne banka. Por duke qene se, klientet mund te jene te shokuar psikologjikisht nga ajo qe po kalon tregu nderkombetar, institucionet financiare jane duke e vleresuar me maturi kete nisme. Per momentin mendohet se, shpallja e nisme te tille, mund te kete efektin e kundert ne publik. Shqiperia i ka futur ne skemen e sigurimit depozitat ne banka qe ne vitin 2002. Qe nga kjo kohe kane ndodhur shume ndryshime ne sistemin bankar. Ish-Banka e Kursimeve tani Raiffeisen Bank ka kaluar ne pronesi private dhe sistemi bankar ka pesuar rritje te ndjeshme. Ndaj dhe ASD qysh vitin qe shkoi ka nisur punen dhe konsultat per ndryshime ne ligjin e sigurimit te depozitave, duke e shpallur si nje prioritet per vitin 2008. Me miratimin e Ligjit nr. 8873, date 29.03.2002 "Per sigurimin e depozitave "Kuvendi i Republikes se Shqiperise" shenoi perfshirjen edhe te vendit tone, si te gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet e tjera te botes, ne skemen e sigurimit te depozitave. Prania e nje sistemi te sigurimit te depozitave ka pasur nje efekt pozitiv ne perqindjen e falimentimit te bankave kudo ne bote. Tani kursimet tuaja te vendosura ne cilendo banke qe operon ne Shqiperi, jane te siguruara sipas kritereve te ligjit. Ne depozitat e individeve, duke ju referuar te dhenave te fundit, numrin me te madh te depozituesve e perbejne depozituesit e vegjel, depozitat e te cileve arrijne deri ne 700.000(shtate qind mije) leke, me 83% te totalit te numrit te depozituesve, gje qe shpreh edhe njehere qe ky ligj mbulon pjesen e depozituesve te vegjel te cilet dhe jane me te ekspozuar kundrejt riskut te mungeses se informacionit ekonomik.
Qe nga 2002, te gjitha bankat kane siguruar kursimet
Bazuar ne ligjin "Per sigurimin e depozitave" Agjencia e Sigurimit te Depozitave siguron depozitat e klienteve qe mbajne kursimet e tyre ne bankat e nivelit te dyte, pra ne te gjithe subjektet qe licencohen nga BSH-se per kryerjen e aktivitetit bankar. Gjithashtu duhet theksuar se, Agjencia siguron dhe kompenson mbi bazen e njohjes se pronesise vetem depozitat e individeve, pra te qytetareve. Agjencia siguron te gjitha depozitat e individeve ne leke dhe monedhe te huaj, te konvertuara sipas kursit zyrtar te kembimit te percaktuar nga Autoriteti Mbikeqyres ne diten e nderhyrjes. Agjencia siguron depozitat e individeve deri ne 700 mije leke, me afat ne leke, depozitat me afat ne valute, depozitat pa afat ne leke, depozitat pa afat ne valute, certifikatat e depozitave ne leke, certifikatat e depozitave ne valute etj. Gjithe institucionet qe ushtrojne veprimtari bankare ne Shqiperi, detyrimisht jane anetare te skemes se sigurimit te depozitave. Bazuar ne ligjin nr. 8873, date 29.03.2002 "Per sigurimin e depozitave", nenin 23 te tij, cdo banke e siguruar duhet te paguaje ne agjenci, nje kontribut fillestar te barabarte me 0.5 per qind te kapitalit te nenshkruar te bankes.