E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shtepia e babait, prone e gjirokastriteve"

Gjirokaster- Pjesetare te familjes se ish-udheheqesit komunist Enver Hoxha, kane qene te pranishem diten e djeshme ne Gjirokaster, gjate organizimeve ne kuader te 100 vjetorit te lindjes se tij. Djali i familjes, Ilir Hoxha, i shoqeruar edhe nga bashkeshortja e tij, ka qene i pranishem ne aktivitetet qe dega lokale e Partise se Punes se Riorganizuar, PPSH (r), ka zhvilluar ne kuader te 16 tetorit, 100 vjetorit te lindjes se Hoxhes. Aktivitetet kane nisur me nje tubim ne sheshin prane shtepise ku lindi Hoxha, ne lagjen Palorto, per te vijuar me nje vizite ne mjediset e brendshme te objektit, e cila aktualisht sherben si Muze Etnografik. "Eshte nje emocion i vecante qe ne 100 vjetorin e lindjes se babait tim, te jem i pranishem ne qytetin e Gjirokastres", ka pohuar Ilir Hoxha. Ne shesh u hodhen parulla per liderin shpirteror te kesaj partie dhe dallonin banderolat dhe posteret ku shfaqej Enver Hoxha. "Falenderoj te gjithe njerezit qe na respektuan ne kete dite, te cilet ishin jo vetem nga Gjirokastra, por kishin ardhur edhe nga rrethe te tjera te vendit", ka pohuar me tej djali i ish-udheheqesit komunist. Nderkohe, ne lidhje me banesen, destinacioni i se ciles vitet e fundit ka qene objekt debatesh dhe mendimesh te ndryshme, djali i familjes se Enver Hoxhes eshte shprehur se, "shtepia i perket gjirokastriteve dhe qytetit te Gjirokastres". Festime ka zhvilluar edhe Partia Komuniste Shqiptare, qe i ka nisur ato qe prej dites se diel me tubime e vizita. Nderkohe qe reagimi nga ana e pushtetit vendor ka qene i fuqishem, pasi mesjaven e kaluar prefekti Spiro Ksera denoi parullat e shkruajtura ne mure, duke i cilesuar si "terror psikologjik mbi qytetaret".

B. Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›