E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI: Protesta ndaj Rama-Berishes

TIRANE - Levizja Socialiste per Integrim paralajmeron protesta ne Tirane dhe Bruksel kunder dyshes Rama e Berisha. Pikerisht ne kulmin e perplasjeve mes opozites socialiste dhe mazhorances se Berishes, ne lidhje me hetimin e biznesmenit serbo-boshnjak, Damir Fazllic, ka qene sekretari i pergjithshem i LSI, Petri Vasili ai qe eshte shprehur kunder bashkepunimit kriminal mes PS dhe PD per shkaterrimin e procesit zgjedhor.

"LSI duke denuar zvarritjet e qellimshme te Reformes Zgjedhore nga PD dhe PS, duke denuar politiken e vjeter te faktit te kryer, duke denuar kulisat dhe bashkepunimin e ngushte, intensiv dhe kriminial Rama - Berisha per monopolizimin e procesit te administrimit me qellimin e vetem qe te vjedhin se bashku voten e shqiptareve, vlereson se Reforma Zgjedhore dhe fatet e vendit kane hyre ne nje udhekryq shume te rrezikshem, dramatik dhe me pasoja shume te renda", ka deklaruar Vasili. Ai eshte shprehur se denon bashkepunimin kriminal PD- PS kunder zgjedhjeve te ndershme qe ka filluar qe me bllokimin e qellimshem per nje vit rresht te komisionit Rusmali- Islami, me heqjen e KQZ si institucion kushtetues dhe me bllokimin e vazhdueshem e funksionimin e fshehte, jo transparent dhe ne kulisa te komisionit aktual famekeq Rusmajli- Xhafa. Ai ka bere me dije se LSI duke vleresuar rrezikimin e zgjedhjeve dhe rolin kyc te faktorit nderkombetar e ka paralajmeruar e informuar kete te fundit ne menyre te vazhdueshme dhe zyrtarisht per degjenerimin e procesit te Reformes Zgjedhore e devijimin manipulativ dhe antidemokratik te tij. Njeheresh ai paralajmeron protesta kunder zvarritjes se procesit zgjedhor. "LSI do te udheheqe te gjithe shqiptaret qe nuk duan te jene rober dhe skllever te nje kaste qe vjedh pa pushim fondet publike, hapesirat publike, ambientet sportive dhe gjelberimin, pra jeten e tyre", ka qene deklarata e Vasilit. I cili ka paralajmeruar se LSI nuk do te lejoje ne asnje menyre qe votat e shqiptareve te ndahen ne tavoline ashtu sic ndahen parkingjet e Tiranes, parqet sportive, hapesirat e gjelberuara, Kushtetuta e vendit dhe parate e taksave te shqiptareve. "LSI do te jete ne krye te te gjitha protestave ndaj pergjegjesve te prishjes se zgjedhjeve Rama Berisha dhe se bashku me qytetaret dhe njerezit e thjeshte se te gjithe Shqiperise do t'ua djege te gjithe skenaret ogurzi per vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve", tha Vasili. Sipas tij, protestat e qytetareve qe e urrejne vjedhjen dhe manipulimin e votave te tyre, te udhehequra nga LSI do te drejtohen ne radhe te pare kunder fajtoreve kryesore dhe te vetem Rama e Berisha si mbeshtetes dhe frymezues te drejtperdrejte te manipulimit e prishjes se zgjedhjeve. "Manifestime te qytetareve qe duan voten e lire do te behen edhe perpara institucioneve nderkombetare ne Tirane Bruksel e gjetke me bindjen e palekundur se ose do te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme ne Shqiperi ose Shqiperia nuk ka me nevoje per masakra te reja zgjedhore", deklaroi Vasili.

"LSI denon bashkepunimin kriminal PD- PS kunder zgjedhjeve te ndershme qe ka filluar qe me bllokimin e qellimshem per nje vit rresht te komisionit Rusmali- Islami, me heqjen e KQZ si institucion kushtetues dhe me bllokimin e vazhdueshem e funksionimin e fshehte dhe ne kulisa te komisionit aktual famekeq", tha Vasili.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›