Berisha: Financat shqiptare janë transparente
TIRANË- Në mbledhjen e qeverisë, Kryeministri Sali Berisha u fokusua tek gjendja e financave shqiptare, duke deklaruar se ato janë transparente. Në fjalën e tij, Berisha tha se "ka disa ligje dhe projekt vendime të cilat kanë të bëjnë me gropën e financave shqiptare, siç po thotë piktori".
"Në mënyrën më të pakonceptueshme dëshmon se nuk ka ABC-në e infrastrukturës së instuticioneve kombëtare dhe ndërkombëtare. FMN është kryeauditi botëror për çdo qeveri dhe çdo vend të lirë dhe të dhënat e tij janë të dhënat ndërkombëtarisht më të bësueshme. Po kështu të Bankës Botërore, të Bankës së Shqipërisë, të KE-së".
Kreu i Ekzekutivit nënvizoi se, "financat shqiptare janë financat më transparante, çdo qindarkë që hyn në buxhetin e këtij vendi, kalon nëpërmjet sistemit bankar dhe është lehtësisht e kontrollueshme dhe e publikuar ku çdo qindarkë që shpenzohet, shpenzohet nëpërmjet thesarit të cilin mund ta lexojë çdo qytetarë shqiptarë online".
Ai shtoi se me përgjegjësi absolute ia thotë Banka e Shqipërisë që nuk kanë as edhe një qindarkë kundërshti në vlerësimin e borxhit nga njëra-tjetra.
"Gropa, në qoftëse është borxhi, është 62% dhe është nëpërputhje me parashikimin. Natyrisht, shpenzimet cilido që sheh 4 mujorin e fundit, kanë qenë të reduktuara në minimum, sepse gjithmonë shpenzimet bëhen gjatë 4 mujorit të parë dhe kjo ka qënë një nga praktikat më të mira të qeverisë shqiptare", u shpreh Berisha.
(m.a/ata/BalkanWeb)