Masakra e Vlorës, arrest me burg Leo Osmënit: Me armë qëlloi shoku im
VLORË- Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën arrest me burg për 18-vjecarin Leo Osmëni, i dyshuar si bashkëpunëtor për masakrën e së dielës në kompleksin turistik Kalaja, në Vlorë. Sipas dëshmisë së Leos, ai që ka hapur zjarr në drejtim të pushuesve, duke lënë të vrarë tre persona, ka qënë shoku i tij Delin Hajdaraj 22 vjec.
Osmëni ka dëshmuar në polici se sherri me pesë djemtë nga Fieri ka nisur pasi këta të fundit i kanë ngacmuar dy motrat dhe kushërirën. Në sherr është thirrur edhe shoku i Leos për ndihmë, i cili më pas ka hapur zjarr. Pas krimit dy djemtë janë larguar me makinë. Policia ndërkaq ka shpallur në kërkim autorin kryesor të dyshuar për ngjarjen.
Nga hetimet e deritanishme u zbulua se 2 prej viktimave, Serdi Bajlozi 17-vjec dhe Sokol Isufaj 34- vjeç janë goditur nga plumba rikoshet, ndërkohë që gruaja 52-vjecare Diana Ademi është qëlluar, ndërkohë që arma ka qenë duke u ulur në tokë.
Sherri para masakrës, dëshmitari: Gjithçka për një femër
Breshëri automatiku... Bërtitje dhe ulërima... Pak më tutje edhe kuje vajtimi... Duket si pamje e filmave italianë të Cosa Nostrës, por në fakt është një realitet, që dy ditë më parë tronditi gjithë pushuesit në bregdetin e Vlorës, por jo vetëm ata. Do të jenë të shumtë personat që do ta mbajnë mend gjatë pasditen e së dielës së kaluar, kur pas një breshërie automatiku të shkrepur “kuturu”, mbetën të vrarë tre persona të pafajshëm. Mrekullisht “çmendurisë” së Vlorës, ashtu siç quhet tani, i ka shpëtuar edhe 21-vjeçari Justin Mërkuri. Ai ka qenë vetëm pak hapa larg breshërisë së automatikut, madje aq afër sa atë breshëri duket se e dëgjon akoma në kokë. 21-vjeçari ka rrëfyer për “Gazetën Shqiptare” tmerrin që ka përjetuar në ato momente, duke dhënë edhe detaje të tjera lidhur me masakrën e së dielës në zonën e Kalasë në Vlorë. “Ishte breshëri, por me sa mbaj mend dhe më është fiksuar në vesh, ishte breshëri me 2 ndalesa.
Pra, autori qëlloi një herë me breshëri, më pas ndaloi dhe qëlloi përsëri”, - pohon Justini. Sipas të riut, autori që ka qëlluar, ka pasur si shënjestër çadrën e disa djemve nga Fieri, të cilët po ngacmonin motrën e autorit. “Në fakt, autori jo se goditi pa shënjestër. Ai erdhi dhe qëndroi mbi 6 shkallët që zbret poshtë. Nga e goditura plumbat kanë kapur edhe bordurën, e cila bëri rikoshet, që vrau aksidentalisht edhe 2 viktimat e tjera”, - rrëfen Justin Mërkuri për “GSH”. Ai kishte zgjedhur bregdetin e Vlorës për të pushuar, deri në momentin që ajo pasdite pushimi u ndërpre nga breshëria e një automatiku, që mori jetën e tre personave të pafajshëm. Nga breshëria mbetën të vdekur në vend, 17-vjeçari Serdi Bajlozi, 34-vjeçari Sokol Isufaj dhe 53-vjeçarja Diana Ademi, të cilët nuk kishin lidhje me ngjarjen, por humbën jetën pas plumbave rikoshet.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Masakra në Vlorë, nipi i Diana Ademit: Djali i tha “mos shko atje me pushime”