Berisha ironizon: Kabineti i ri flet vetë. Në vend të Bodes ulet Cimi
TIRANË-Kryeministri ende në detyrë Sali Berisha ironizoi përbërjen e kabinetit të ri qeveritar që u prezantua sot nga kryeministri i zgjedhur, Edi Rama.
Teksa Rama bënte prezantimin gjatë një konference për mediat, Berisha foli nga mbledhja e qeverisë.
“Në vendin tënd ulet famozi Ilir Beqja. Beqja, për të çuar përpara mashtrimet antiglobaliste”- i eshte drejtuar Berisha ministrit aktual të Shëndetësisë, Halim Kosova.
“Nuk më takon mua të komentoj kabinetin e ri, ai flet vetë”- ka thene Berisha, duke shtuar se 'në vend të Bodes ulet Cimi'. Duke pasur parasysh ketu, Shkëlqim Canin.
Berisha ka përgëzuar vetëm praninë e pjesëmarrjes së grave në qeverisje.
“Të themi atë që është, asgjë të re nga fronti i 1 prillit. Prania e zonjave në qeveri, hap pozitiv. Të tjerat, shif e shkruaj”.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha: Financat shqiptare janë transparente