PD-ja piketon kandidatet per dy bashkite me te medha ne vend
Ndersa ndodhemi gati shtate muaj para mbajtjes se zgjedhjeve per pushtetin vendor lidershipi i Partise Demokratike ka nisur qe tani te diskutoje per emrat qe do te kandidoje kryesisht ne bashkite e medha. Kjo behet e ditur nga burime nga selia blu te cilat informojne se kreret me te larte te partise kane piketuar tashme dy emrat qe pritet te jene kandidatet favorite per te kandiduar ne Bashkine e Tiranes dhe ne ate te Durresit. Ndersa per kandidatin per Bashkine e Tiranes eshte perfolur gjate ne qarqet e politikes dhe qe behet fjale per ministrin e Brendshem Lulzim Basha se fundi ka filluar te flitet per nje tjeter minister si kandidat potencial per Bashkine e Durresit. Behet fjale per ministrin aktual te Kultures Rinise dhe Sporteve Ferdinand Xhaferri.
Kandidatet
Emri i Lulzim Bashes eshte lakuar shpesh si kandidati me favorit i Partise Demokratike per Bashkine e Tiranes. Sipas burimeve deri tani vazhdon te mbetet Basha me i mbeshtetur ne radhet e PD-se. Lulzim Basha megjithese eshte nje figure e re ne PD ka treguar se eshte nje figure me peshe ne kete parti pasi pergjate pese viteve te PD-se ne pushtet ai ka mbajtur tre poste te rendesishme qeveritare.
Basha iu bashkua Partise Demokratike ne vitin 2005 me krijimin e KOP-it dhe menjehere me krijimin e qeverise se re ai u emerua minister i Transporteve duke marre nje nga postet kyce te qeverise. Pas debatit per rrugen Durres-Kukes dhe akuzave te opozites per abuzime me tenderin Berisha zgjodhi ta largoje Bashen nga ky dikaster dhe per ti dhene nje tjeter portofol te rendesishem qeveritar ate te ministrit te Puneve te Jashtme. Ndersa me krijimin e qeverise se re pas zgjedhjeve te 2009-s Berisha e emeroi Bashen ne krye te Ministrise se Brendshme. Nje post kyc ky qe menaxhon te gjithe marredhenien e qeverise me pushtetin vendor dhe favorit per te marre mbeshtetjen e partise si kandidat per Bashkine e Tiranes ne zgjedhjet lokale.
Sipas burimeve kandidati favorit i Partise Demokratike per Bashkine e Durresit eshte ministri aktual i Kultures Ferdinand Xhaferri. Ai njihet si anetar i vjeter i PD-se me kontribute te hershme ne strukturat e PD-se se qytetit te Durresit. Ne vitet 97-98 Xhaferri ka mbajtur postin e kryetarit te deges se PD-se se Durresit. Me pas ai pati nje shkeputje te shkurtes nga Partia Demokratike duke iu bashkuar Partise Demokrate te reformuar nen siglen e se ciles ai u zgjodh deputet i Kuvendit te Shqiperise ne zgjedhjet e vitit 2005. Por menjehere ai iu bashkua Partise Demokratike duke u emeruar edhe sekretar per Marredheniet me Publikun ne PD. Kryeministri Berisha vendosi ta kandidoje serish ne qytetin e Durresit ne zgjedhjet e vitit 2009 dhe qe pas zgjedhjeve ai mban postin e ministrit te Kultures ndersa aktualisht perflitet si kandidat per Bashkine e Durresit. Ne rast se dy ministrat aktuale kandidojne ne zgjedhjet per pushtetin vendor atehere pritet qe kryeministri Berisha te riformatoje serish qeverine para zhvillimit te zgjedhjeve per te zevendesuar vendet vakante te dy ministrave ne fjale.
Tanja Fajon Per Krishtlindje shqiptaret do te udhetojne pa viza
Gjate nje takimi qe zhvilloi dje me studente shqiptare eurodeputetja e Parlamentit Europian Tanja Fajon beri te ditur se shqiptaret do te udhetojne pa viza per Krishtlindje. Nese gjithcka shkon ashtu si une shpresoj do ta festojme diten historike te liberalizimit te vizave per Shqiperine perpara Krishtlindjeve ne menyre qe shqiptaret te kene mundesi te udhetojne te lire dhe ky do te jete nje lajm i mire - u shpreh Fajon raportuese per liberalizimin e vizave ne Ballkanin Perendimor. Eurodeputetja sllovene e cilesoi kete moment shume te rendesishem per vendin sidomos per brezin e ri. Jam e bindur se duhet ti heqim muret ndarese te vizave ne Ballkanin Perendimor. Muajt e fundit kane qene shume te veshtire me kohe te mira e te veshtira dhe une kam qene e perfshire ne shume negociata por Shqiperia i plotesoi kriteret teknike dhe kjo eshte shume e rendesishme. Liberalizimi i vizave eshte nje proces per qytetaret dhe jo per politikanet dhe as per biznesmenet por per njerezit qe nuk kane para dhe per brezin e ri te vendit. Ky proces eshte psikologjikisht i rendesishem pasi te thuhet se ke mundesi te udhetosh lirshem. Eshte e veshtire te kuptohen vlerat europiane nese nuk i prek ato - eshte shprehur eurodeputetja Fajon. Por sic tha Fajon tani mbetet te njoftohen qytetaret rreth kritereve qe jane caktuar per levizjen e lire. Ne kete pike Fajon i ka kujtuar se qytetaret nuk duhet te kerkojne azil ne vendet anetare te listes Shengen si dhe nuk mund te qendrojne me shume se 3 muaj. Liria e vizave ka dhe detyrime. E kam thene disa here nevojen per te informuar qytetaret. Eshte e rendesishme te informohen shtetasit se kur udhetohet ka dhe disa kufizime. Shtetasit shqiptare duhet te kuptojne se pas liberalizimit te vizave nuk do te thote qe ata mund te kerkojne vende pune te kerkojne azil apo te qendrojne jashte shtetit dhe kjo duhet mbajtur mire parasysh. Pas tre muajsh qendrimi ne nje vend te caktuar eshte i paligjshem dhe personat do te perballeshin me shume veshtiresi ndersa vendet perkatese do ti kthenin ata pasi nuk mund te marresh azil per shkak te veshtiresive ekonomiko-shoqerore - theksoi Fajon.
Ajo kerkoi qe informimi te behet shpejt dhe sakte qe te mos ndodhin gabime si Serbia dhe Maqedonia. Politikanet te punojne per informimin dhe te mos bejne nje gabim si Serbia dhe Maqedonia - ka theksuar Fajon.
Basha takon Fajonin Po marrim masa per informimin e qytetareve
Ministri i Brendshem Lulzim Basha takoi dje eurodeputeten e PE-se Tanja Fajon se ciles i shprehu mirenjohjen per ndihmesen e jashtezakonshme dhe rolin e saj ne procesin e heqjes se vizave per qytetaret shqiptare. Ne takimin mes tyre Basha informoi europarlamentaren Fajon mbi fushaten e gjere ne disa nivele qe ka ndermarre qeveria shqiptare per informimin e qytetareve mbi te drejtat dhe detyrimet e levizjes se lire.
Basha gjithashtu tha se qeveria shqiptare Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit per ti paraprire momentit historik te heqjes se vizave per konsolidimin e reformave ne fushen e sigurise se dokumenteve sigurise se kufirit luftes kunder krimit te organizuar e terrorizmit trafiqeve korrupsionit per garantimin e te drejtave themelore te qytetareve si dhe per garantimin e nje procesi te konsoliduar te riintegrimit te te riatdhesuarve te cilet nuk permbushin kushtet e qendrimit te ligjshem ne zonen Shengen. Edhe pas ketij vendimi historik qeveria shqiptare jo vetem qe nuk i ndal por i intensifikon perpjekjet e saj per te konsoliduar rezultatet qe ishin celesi i suksesit ne kete proces rezultatet ne luften kunder krimit reformat e thella jo vetem ne fushen e rendit dhe sigurise dhe ne perpjekjet tona te vazhdueshme per te avancuar edhe me tej me endrren europiane te shqiptareve integrimin e plote te vendit ne BE - deklaroi Basha.
Raportuesja e Parlamentit Europian Fajon vleresoi punen e madhe te kryer nga institucionet shqiptare per permbushjen e plote te kushteve teknike te Udherrefyesit per liberalizimin e vizave.
25 Tetor 2010