E Enjte, 5 Nëntor 2026

Duma: Rezultati i PD, dëshpërues. Duhen marrë vendime politike edhe nga kreu

PD duket se është një moment delikat, pas rezultateve jo pozitive dhe larg pritshmërive në zgjedhjet e pjesshme vendore, që u zhvilluan në 6 bashki të vendit. Në bazë të rezultateve, PD nuk ka mundur të fitojë asnjë bashki, pasi 6 bashkitë u ndanë 5 për PS dhe 1 për koalicionin “Shtëpia e Lirisë”.

Deputetja e PD, Grida Duma, në një prononcim për gazetarët, është shprehur se “ky është një rezultat dëshpërues”.

Deputetja Duma theksoi se duhet të merren vendime të rëndësishme, ku gjithsecili duhet të mbajë përgjegjësi për këtë humbje të PD, përfshirë këtu dhe kryetarin. 

“Është dëshpërues rezultati. Në një mënyrë apo një tjetër, krejtësisht i papritur. Duhet të marrin përgjegjësi jo vetëm përgjegjësit, por duhen marrë vendime politike edhe nga kreu. Cilat janë kërkesat unë do t’i bëj drejtpërdrejtë në grupin e PD. Ju do të njiheni pas përfundimit të mbledhjes ”,-tha Duma për gazetarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›