E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Fitorja e 8 majit do jete me e thelle se me 1992 Rozeta Rapushi



Kryeministri Sali Berisha u shpreh dje i sigurt se koalicioni "Aleanca per Qytetarin" do te arrije ne zgjedhjet e 8 Majit, fitoren me te thelle, qe nga viti 1992 deri me sot. Ne mbledhjen e Keshillit Kombetar te PD-se, kreu i qeverise, njeheresh edhe i Partise Demokratike, tha se PD shkon ne keto zgjedhje, e sigurt ne fitore te merituar. "Ne shkojme ne keto zgjedhje pasi kemi krijuar aleancen me te fuqishme qe vendi ka njohur ndonjehere, aleance qe perfaqeson te gjitha rekordet elektorale, mbi 55 per qind te shqiptareve. Gjithcka ne total do te jete per qytetarin, si rruga me e sigurt per te ndertuar qindra e mijera projekte ne interes te qytetarit shqiptar; si rruga me e sigurt per te zhvilluar kete vend me shpejtesine me te madhe; si rruga me e sigurt per te arritur fitoren me te thelle qe nga '92 e deri me sot", u shpreh Berisha. "Programi qe paraqiti zoti Basha eshte nje program i shkelqyer ne sensin qe misheron plotesisht linjat tona dhe ben te sigurt qe me date 8 maj fitimtari me i madh te jete qytetari shqiptar. Fitimtar te jene ata qe se bashku me qytetarin jane te vendosur te ndertojne dhe te hartoje projektin e te ardhmes 4 vjecare, dhe me afatgjate, te komunave dhe bashkive te vendit, Shqiperise ne teresi", nenvizoi kreu i qeverise. Sipas tij, perballe koalicionit "Aleanca per Qytetarin" eshte aleanca e se shkuares, aleanca e Partise se Punes. Berisha tha, Edi Rama u rikthye te dashuria e tij e vjeter, i rezistoi i njeres prej atyre partive te ekstremit te majte, por nuk i rezistoi dot tjetres, partise se gjakut. "Aty u dorezua. E perfshiu Partine e Punes. Nje here thane ta quanin aleanca e fajit, por e lane se fajin e ka Saliu. Tjetri tha ta quanin aleanca e betonit. Faktikisht, ne rrafshin parimor keta u shfaqen si aleanca e se shkuares", theksoi kryeministri. Sipas tij, ne kete fushate, Edi Rama ka zgjedhur Berishen, ndersa ai ka zgjedhur qytetarin. "Zoti Rama ka zgjedhur Berishen, ndersa une kam zgjedhur qytetarin. Zgjedhjet jane bere. Une do jem me qytetaret. Ky zoteri nuk ka arritur te kuptoj kurre qytetarin dhe rolin e tij. E keqja e madhe eshte se me kujton shpesh nje roman, ne te cilin personazhi thote se iu desh gjithe jeta qe ta pesonte per te mesuar ate qe i kushtoi nje jete te tere te deshtuar. Pasi humbi thelle ne vitin 2007 pavaresisht se thote fitova, se per te ka rendesi karrigia e Tiranes, por se humbi Partia Socialiste e doli 120 mije vota me pak se ne zgjedhjet e meparshme s'ka rendesi, pasi humbi ne menyre deshperuese ne vitin 2009, tani na con sfide dhe u thote qytetareve ju nuk ekzistoni, per mua ekziston vetem obsesioni im dhe ky eshte Berisha. Une e garantoj se ne vitin 2013 do t'i duket lule viti 2009, ndersa ne 2011 pergjigjen me te plote do ta kete nga zoti Basha", vijoi kryeministri. Perballe kundershtarit, Berisha tha se koalicioni i gjere "Aleanca per Qytetarin", shkon i sigurt ne nje fitore te shkelqyer, sepse ky koalicion del para cdo shqiptari si qytetare, si prinder, si familjare, si zyrtare, si politikane, qe kane mbajtur premtimet. Kryeministri theksoi se kjo mazhorance, ky koalicioni e ndryshoi dhe po ndryshon me shpejtesi Shqiperine, ndaj do te fitoje. "Jane keto projekte, jane keto makro-projekte, te cilat kane bere qe, se bashku me rendin e sigurine, Shqiperia te shpallet destinacioni turistik i botes per kete vit. Shqiperia i pasur keto bukuri. Shqiperia ende nuk ka resorte luksoze turistike, por ndertimi i kesaj infrastrukture, mikpritja me e shkelqyer, me e ngrohte e njerezore, dhe bukurite e vendit ben qe ajo te perzgjidhej kete vit", theksoi ai. Kryeministri rishprehu bindjen per fitore, duke u shprehur se shqiptaret e besojne per shkak te shnderrimit ne keto vite, endrrat e tyre ne realitet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›