Berisha Fituam edhe ne Tirane

Duke numeruar se kjo eshte fitorja e 4-ërt rradhazi pas vitit 2005, kur u rikthye ne pushtet, kryeministri cilesoi si historike fitoren e Tiranes, ku u perballen ne nje gare te ngushte kreu i opozites Edi Rama dhe ish- ministri i Brendshem, Lulzim Basha, i cili merr te henen detyren e kryetarit te bashkisë.
Në analizën e kryeministrit Berisha para Këshillit Kombëtar, i mbledhur per te zgjedhur 24 anetare te kryesise se Partise Demokratike, fitorja e zgjedhjeve te 8 majit ishte nje besim plebishitar qe shqiptaret i dhane reformave te qeverise se tij.
"Kjo ishte përgjigja e vendosur e qytetarëve në referndumin mbarëpopullor të shpallur në zgjedhjet vendor nga Aleanca e Kazanit. Kurora e fitores është zemra e Tiranës. Në Tiranë u përball morali qytetar me mafian me tentakulat e saj që e ngërtheu kryeqytetin për 11 vjet", tha Berisha.
Gjate fjalimit te gjate per me shume se 1 ore, kryeministri Berisha cilesoi si triumf jo vetem rezultatin e zgjedhjeve, por edhe funksionimin e shtetit ligjor. per te thene kete ai iu referua betejes se gjate ligjore per tiranen, ku u numeruan edhe votat e hedhura ne kutine e gabuar, procedure e cila eshte cilesuar si e paqarte ligjerisht nga Shtetet e Bashkuara. Por duke mbrojtur vendimet e KQZ-se dhe Kolegjit Zgjedhor, kryeministri Berisha deklaroi se rregullat e lojes nuk ndryshuan gjate procesit.
"Nuk ka sot asnjë njeri që mund të thotë që bazohet në një votë të vetme kallpe. KQZ nuk ndryshoi asnjë rregull loje. Le të na thotë kush të dojë se cili parim është ndryshuar. Ashtu sikurse Gjykatat e Vendeve të zhvilluara, institucionet vendosën të numëronin cdo votë, përfshi edhe atë të presidentit", tha Berisha.
Pasi garantoi per bashkepunim me te gjithe te zgjedhurit lokale, pavaresisht ngjyrave politike, ne funksion te arritjes se objektivit Shqiperia vend i zhvilluar, kryeministri Sali Berisha i kushtoi nje kohe te konsiderueshme veprimeve politike te rivalit te tij, Edi Rama, për te cilin tha se ka shmangur figurat kryesore te partise se tij duke bere bashkepuneore te ngushte ish-bashkepunetoret e Sali Berishes.
Por kryeministri nuk u ndal vetem me kaq. Duke garantuar se eshte ne cdo kohe i gatshem per dialog ne respekt te kushtetutes dhe ligjit, Sali Berisha i lejoi vetes te keshillonte Edi Ramen te hiqte dore nga bojkoti, ne menyre qe te behej nje rival i denje per kryeminister.
Kryeministri Berisha u tregua i hapur edhe me anetaret e Keshillit Kombetar te Partise Demokratike, te cilet i ftoi te mblidhnin firmat e duhura per te shtuar kandidatura te tjerea per anetare kryesie ne listen me 42 emra te paraqitur prej tij. por lista e prozuar prej kryetarit te Partise Demokratike mbeti e pandryshuar.