E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analiza e zgjedhjeve/ Berisha Rama kerkoi me dhune e terror fitoren e tij

Në vijim të mbledhjes së Këshillit Kombëtar, ku iu bë analizë procesit të zgjedhjeve, kryeministri, Sali Berisha duke analizuar zgjedhjet në Tiranë tha se këtë herë beteja për Tiranën ishte si 20 vite më parë.

“Në Tiranë u përballën dy kultura në Tiranë, u përball morali qytetar me mafien. Rama kërkoi të impononte fitoren me dhunë e terror.”, tha Berisha. Ai solli në vëmendje sjelljen e opozitës gjatë procesit të numërimit të votave në KQZ.

“U rrethua KQZ për ditë me radhë. U kërcënuan fizikisht drejtues të këtij komisioni. U nis një breshëri ultimatumesh.” Sipas tij fitorja e Ramës me 10 vota ishte rezultat paraprak, që nuk e njeh ligji. Kreu i qeverisë akuzoi Ramën, se për 3 mandate në krye të bashkisë “nuk ka bërë asgjë për Tiranën, përveç pastrimit të Lanës, lyerjes së pallateve, nuk ka bërë asgjë tjetër.

“Ai shndërroi Tiranën në rrënim urbanistik, zhduku njëra pas tjetrës të gjithë shërbimet dhe po e katandiste në një kështjellë të fortë betoni.”
Berisha tha se Tirana votoi me 10 mijë vota më shumë për “Aleanca për Qytetarin” dhe gara në Tiranë ishte e ngushtë, ndaj mazhoranca kërkoi të numërohet çdo votë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›