Ministria e Jashtme denon me force aktin terrorist ne Norvegji
Ministria e Punëve të Jashtme dënon me forcë aktin terrorist në Norvegji
Ministria e Punëve të Jashtme, përmes një deklarate të posaçme, dënon me forcë aktin terrorist pranë godinave qeveritare në Oslo dhe vrasjet e tmerrshme në Utoya, si pasojë e të cilave, të paktën 91 qytetarë të pafajshëm u vranë dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur.
“Ky akt i shëmtuar terrorist, që shokoi Norvegjinë dhe mbarë botën tregon se lufta ndaj dhunës dhe terrorizmit është akoma një sfidë prioritare dhe Republika e Shqipërisë do vazhdojë të jetë një kontribuese e paepur e koalicionit ndërkombëtar kundër këtyre akteve”, citon deklarata.
Duke shtuar se ministria e Punëve të Jashtme “shpreh solidaritetin me popullin dhe qeverinë e Norvegjisë dhe i dërgon ngushëllimet e saj më të sinqerta të gjithë atyre që janë prekur nga këto sulme terroriste”.