Kuvendi Rinor, strukturë e re për rininë

Kuvendi Rinor është një stukturë e re që përbehet nga 140 vetë me pretendimin për të bërë zgjidhjen e problemeve me te cilët ndeshen te rinjtë sot. Çështjet shqetesuese për të rinjtë janë të shumta, ndërkohë që qëllimi i vënë nga drejtuesit e këtij kuvendi, është jopolitizimi i tyre.
E vetmja arsye e krijimit të kesaj strukture tregon Ermal Merdani, është trajtimi objektiv dhe shumë larg politikës i problemeve të të rinjve.
Merdani shpjegon se jo rastësisht janë zgjedhur 140 senatorë. Sipas tij, ky numër është ekuivalent me numrin e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.
Grupmosha pjesëmarrëse ne Kuvendin Rinor është 16-37 vjeç, ku secili do të përfaqësojë rininë shqiptare. Kuvendi Rinorë, ashtu si ai i Shqipërisë ka 7 komisione nga një drejtues për secilin.