E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Fjalimi im në OKB, histori suksesi për Shqipërinë

Nga Express më 26 shtator 2011 në ora 23:00

Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka bërë të ditura të gjithë arritjet e agjendës së tij në Nju Jork, në kuadër të punimeve të Sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Duke e cilësuar Nju Jorkun si kryeqytetin e botës, kryeministri Berisha tha se “që para nisjes delegacioni shqiptar përcaktoi drejtimet themelore të punës së tij në Nju Jork”.

“Drejtimi i parë ishte veprimtaria politike për të paraqitur para zyrtarëve të botës dhe Europës, arritjet e Shqipërisë, vizionet dhe përpjekjet. Drejtimi i dytë ishte lobimi me të gjithë potencialin e mundshëm për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Brenda drejtimit të dytë, shumë e rëndësishme ishte është organizimi i Forumit të Parë Amerikan për biznesin në Shqipëri, që u mbajt pikërisht në Nju Jork, kryeqytetin botëror të biznesit dhe afarizmit. Drejtimi I tretë, janë takimet intensive me drejtuesit kryesorë të koorporatave të këtij qyteti të madh, të cilët ishin të interesuar në energji, minierat, HI TECH, etj. Por po aq e rëndësishme është edhe paraqitja në media, për të paraqitur Shqipërinë, arritjet, përpjekjet e saj para publikut amerikanë, nju-jorkez dhe të gjithë botës përmes medias botërore”, tha Berisha. /abcnews/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›