Berisha: “Foltorja” s’është për shpëtimin e opozitës, por Shqipërisë. Do vijmë këtu deri na largimin e qeverisë.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës në “foltoren” e ngritur para Kryeministrisë, deklaroi se protesta nuk ka për qëllim të shpëtojë opozitën, por Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni i qeverisë. Ai paralajmëroi se fundi i qeverisë do të vijë përmes betejës së vazhdueshme në sheshe.
“Foltorja nuk ka mision të shpëtojë opozitën por ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga krimi. Fundi i qeverisë do vijë nga ky shesh. Në këtë mision të vijojmë betejën tonë si misionarë. Ramën dhe Ballukun do i nisim te Erion Veliaj. Edhe në komunizëm na rrethonim me gardë e policë, por ën fund ia mbathën si minjtë. Njësoj do ikin dhe këta. Në i faktuam botës se ky është i lidhur me drogën dhe krimin, se Rama dhe ministrat e tij janë hajdutët më të mëdhenj të botës. Ne do vijmë këtu deri në largimin e tyre dhe kthimin e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.
/rtsh.al/