Berisha Forcim te marredhenieve Shqiperi-Liban
Kryeministri Berisha priti në një takim Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Liban, zotin Marc I. Ghorayeb.
Në takim kryeministri Berisha e përgëzoi dhe falënderoi Konsullin Ghorayeb për punën e tij për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Libanit, kryesisht në planin ekonomik dhe nxitjen e bizneseve libaneze për të investuar në Shqipëri.
Konsulli Ghorayeb e falënderoi Kryeministrin, si dhe e uroi për festën e pavarësisë. Ai e informoi Kryeministrin për përpjekjet për afirmimin e mundësive që ofron Shqipëria për investitorët libanezë dhe më gjerë, në rajonin e Lindjes së Mesme.
Në takim u bisedua dhe për mundësinë e shkëmbimit të vizitave midis dy vendeve, me qëllim forcimin dhe çuarjen përpara të marrëdhënieve dypalëshe.