Berisha Panairi ekspozon prodhimet me te shijshme te kesaj toke
"Ky panair ekspozonte në mënyrën më të shkëlqyer pasuritë më të mëdha shpirtërore të shqiptarëve, por edhe prodhimet më shijshme të kësaj toke", theksoi sot Kryeministri Sali Berisha gjatë vizitës në panairin "Blej shqip" të organizuar nga Bashkia e Tiranës me rastin e 99-të vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Duke përgëzuar Bashkinë e Tiranës për organizimin e këtij panairi dhe aktiviteteve të tjera, Kryeministri Berisha u shpreh se, "Bashkia i ka dhënë 28 nëntorit nderimin që mertiton kjo festë, për të gjithë shqiptarët kudo që janë".
"Shfrytëzoj rastin t'u uroj shqiptarëve gëzuar Ditën e Flamurit dhe të Çirimit. Këtë vit e festuam më mirë, pasi rreth 4 milionë shqiptarë kanë hyrë e kanë dalë me pasporta biometrike. Kjo është një arritje epokale, është viti i parë në të cilin shqiptarët lëvizin me të njëjtën lirësi në hapësirën e Shengenit, si Kryeministri e Presidenti i tyre", theksoi kreu i qeverisë .
Kryeministri Berisha tha se, "le të punojmë e të shpresojmë që 100 vjetorin e Pavarësisë vitin tjetër ta festojmë më mirë, më të mëkëmbur edhe më afër aspiratave dhe idealeve tona kombëtare".
"Hapja e panairit bën të mundur që shqiptarët të provojnë të gjitha delikatesat që prodhon kjo tokë. Nuk ka sesi të mungoja në këtë panair", u shpreh Kryeministri Berisha