E Diel, 1 Nëntor 2026

28 Nentori spektakel fishekzjarresh ne Sheshin Skenderbej

Përgjatë gjithë ditës, Bashkia e Tiranës ka organizuar në të gjithë kryeqytetin festime dhe aktivitete të ndryshme për nder të 28 nëntori, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Dhe sot, Tirana ka qenë ndryshe, duke përjetuar një 28 nëntor ndryshe, me të gjitha nderimet që i takojnë datës më të shënuar për të gjithë kombin shqiptar. Një datë e cila vitet e kaluara u kalua në heshtje dhe zymtësi të plotë.

E kjo natë ka kulmuar me mijëra fishekzjarre që ndriçuan Sheshin “ Skëndërbej” dhe mijëra qytetarë të mbledhur për të festuar në një koncert ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Natyrisht, që këtë moment ndryshe të përcjellë drejtëpërdrejt nga ABC news, e ndoqi edhe vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha me bashkëshorten e tij. Pas fishekzjarrëve, në skenën e improvizuar janë ngjitur dhe kanë perfomuar emrat më të njohur të këngëtarëve shqiptarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›