Berisha cel siparin e 100 vjetorit te Pavaresise
Kryeministri Berisha përshëndeti sot në mbrëmje koncertin festiv, të organizuar në sheshin “”Nënë Tereza” nga Bashkia e Tiranës, në kuadër të festimeve për ditën e 28 nëntorit.
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, zonja Liri Berisha, si dhe nga Kryetari i Bashkisë Tiranë zoti Lulzim Basha, Kryeministri Berisha u bë pjesë e këtij koncerti festiv ku shprehu edhe njëherë nderimin më të thellë për ata qindra e mijëra shqiptarë djem e vajza shqiptare që vendosën rininë e tyre, ëndrrën e tyre më të bukur në themel të Shqipërisë së lirë e të pavarur, në themel të rinisë së përjetshme të këtij vendi.
“ Sot ne nisim vitin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Janë 100 vite udhë dhe shtigje të vështira, 100 vite rrebeshe të mëdha historike, por 100 vite në të cilat rinia e këtij vendi, në çdo rrethanë dhe cdo kohë, u bë shpëtimtare e saj. Sot ne kremtojmë ditën e të gjitha ditëve të mëdha, aktin më madhor të historisë sonë kombëtare, aktin që bëri të mundur që shqiptarët të jenë sot të lirë në Tiranë, në Prishtinë dhe kudo që janë. Shqipëria hyn në 100 vjetorin e Pavarësisë së saj, më e mençur, më e zgjuar, më e fuqishme, më e re, më e bukur se kurrë në historinë e saj. Shqipëria sot ka fytyrën tuaj, shpirtin tuaj, zemrën tuaj, vizitonin tuaj”, është shprehur kryeministri Berisha në përshëndetjen e tij gjatë koncertit festiv të organizuar në sheshin “Nënë Tereza”.