E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takim krize mes Merkel dhe Sarkozy për Greqinë

Për shkak të planeve që në Greqi të mbahet referendumi, siç tha kryeministri Jorgos Papandreu, për një po ose jo të madhe, në lidhje me marrëveshjen e re të kreditimit, në Kanë të Francës do të takohen të mërkurën kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës Nikolas Sarkozy.

Kështu njoftoi qeveria gjermane pas një bisede telefonike që zhvilluan dy politikanët evropianë. Të enjten në Kanë të Francës fillon punimet samiti i G20-ës. Kryeminsitri grek befasoi të hënën në mbrëmje edhe kundërshtarët e tij politikë.

Për marrëveshjen e re duhet të shkojmë në plebishit, të prononcohet populli grek dhe çdo qytetar në veçanti, deklaroi Papandreu në mbledhjen e grupit parlamentar socialist duke kërkuar njëkohësisht edhe votëbesim për kabinetin e tij.(DW)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›