Berisha-Moro Integrimi evropian projekti me i rendesishem
Kryeministri Berisha priti sot në takim ambasadoren e re të Republikës së Francës në Tiranë, Christine Moro.
Pasi e uroi për detyrën e re, Berisha shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe ndihmën e madhe që Franca dhe qeveria franceze i kanë dhënë e i japin Shqipërisë dhe popullit shqiptar.
Duke vlerësuar lart nivelin e marrëdhënieve dypalëshe, Kryeministri theksoi nevojën për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike.
Më tej, ai vlerësoi se prania e një sërë kompanish prestigjioze franceze në Shqipëri është shenjë inkurajuese për investime të mëtejshme franceze.
Nga ana e saj, ambasadorja Christine Moro pasi e falënderoi Kryeministrin për pritjen dhe i transmetoi atij përshëndetjet më të përzemërta nga Presidenti Sarkozy, si dhe vlerësimin e qeverisë franceze për rolin që Shqipëria luan në kuadër të paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë.
Kryeministri Berisha i bëri ambasadores një ekspoze të arritjeve dhe reformave që ka ndërmarrë qeveria shqiptare në të gjitha fushat e që synojnë modernizimin dhe përmirësimin e kushteve sociale e ekonomike të vendit.
Kryeministri e siguroi ambasadoren se integrimi evropian mbetet projekti më i rëndësishëm i qeverisë shqiptare, si dhe për angazhimin e saj në çuarjen përpara të reformave në këtë drejtim.
Kryeministri Berisha u ndal mbi situatën bllokuese të krijuar në dy vitet e fundit nga opozita dhe shprehu angazhimin e qeverisë për vazhdimin e reformave pavarësisht kësaj situate, si dhe gatishmërinë e saj për të tejkaluar këtë situatë me kompromis dhe vullnet të mirë politik që synon integrimin e vendit në Bashkimin Europian si interesi më i mirë i qytetarëve.
Ambasadorja franceze shprehu gatishmërinë për mbështetjen në një numër fushash të bashkëpunimit bilateral dhe në kuadër të integrimit evropian nëpërmjet dhënies së asistencës dhe ekspertizës si në fushën e bashkëpunimit parlamentar, formimin dhe konsolidimin e administratës publike, në fushën e mbrojtjes, rendit publik, frankofonisë etj.
Nga ana e tij, Kryeministri e mirëpriti dhe falënderoi ambasadoren znj. Christine Moro për këtë mbështetje duke e konsideruar këtë të një rëndësie të veçantë.