Del Piero: Juve, fiton kur luan me gjithe zemer
Nje dite pas fitores se madhe me Interin, teksa ne kampin zikalter ka pllakosur heshtja dhe zemerata, juventinet jane ne feste. Alesandro Del Piero theksoi se kjo skuader, nese do te luaje edhe me Bajernin, si kunder Interit, do te shkoje shume larg. - "Duhet te luajme me zemer, si ne ndeshjen me Interin. Nese luajme keshtu, ia dalim qe te sigurojme objektivat," - theksoi Del Piero. "Jam i sigurte se Juventusi do te fitoje edhe ndaj Bajernit ne "Champions", per te siguruar kualifikimin. Ndaj Interit skuadra ka luajtur me deshire dhe me vullnet per te fituar ndeshjen, dhe ia arriti, edhe pse perballe ishte skuadra me e mire e Italise. Kemi dhene nje prove te madhe, me fitoren e fundit per te arritur suksesin," - perfundoi Del Piero, i cili ka sjelle atmosferen e duhur te organizatorit te ekipit pas mungeses, per shkak te nje demtimi.