"Financial Times": Shqiperia dyfishon investimet e huaja
Ekonomia shqiptare e ka perballuar me qendrueshmeri krizen ekonomike globale, shkroi dje gazeta ekonomike prestigjioze "Financial Times". Gjithashtu gjate ketij viti Shqiperia ka dyfishuar investimeve e huaja direkte. Sipas "Financial Times" vetem per gjysmen e pare te vitit, ky tregues shenoi 460 milione euro. Hyrja e ketyre vlerave u ndihmua edhe nga reforma ne privatizime. Nga ana tjeter "Financial Times" shenon se, rritja ekonomike kete vit eshte projektuar 2-2.5 per qind, me e larta ne Evrope. Shqiperia ka pasur nje drite jeshile per rritjen ekonomike, nje stabilitet financiar te admirueshem dhe nje besim te permiresuar te biznesit dhe konsumatorit i ka pohuar guvernatori Fullani, "Financial Times" -se. Por ekonomia eshte ndikuar nga kriza ekonomike ne ecurine e kursit te kembimit. Monedha kombetare lek eshte nencmuar ndaj euros kete vit me 7-8 per qind ne vitin e fundit. Ndersa konsumatoret te frikesuar nga kriza, terhoqen nje pjese te depozitave nga sistemi bankar. Bankat nga ana tjeter kane forcuar kushtet e kreditimit dhe kjo, ka cuar ne nje ulje te ritmeve te kredise per ekonomine ne 15 per qind nga rreth 40 per qind qe ishin keto ritme nje vit me pare. "Financial Times" shkruan se, ministri i Financave, Ridvan Bode parashikon nje rritje ekonomike 6 per qind per vitin qe vjen. Por kjo do te varet ne nje fare mase edhe nga zhvillimi i vendeve fqinje Greqise dhe Italise, te marredhenieve tregtare me keto vende dhe te ardhurave nga emigrantet, qe punojne me se shumti ne keto dy shtete.