Lionel Mesi, merr zyrtarisht Topin e Arte
Lionel Mesi ka marre zyrtarisht dje ne Paris trofeun e Topit te Arte, dhene nga drejtori i pergjithshem i revistes prestigjoze, "France Football", Denis Kaumier. - "Dua t'iu dedikoj edhe shokeve te mi te ekipit," - theksoi sulmuesi i Barcelones, i emocionuar jo pak, pas ketij momenti. - "Sulmuesi i Argjentines, i cili eshte vetem 22 vjec, njekohesisht eshte edhe nder me te rinjte qe kane fituar me pare trofeun e Topit te Arte, gjate gjithe historise. Por Mesi eshte edhe i pari argjentinas qe e fiton kete trofe, teksa ka ardhur ne moshe te re ne Spanje dhe ka nisur karrieren e tij, ne radhet e katalanasve. "Dua te falenderoj edhe familjen time, sepse jane ato qe me japin gjithmone force per te ecur para." Mesi ka dhene edhe intervistat e para, per mediat e shumta franceze. Ouen dhe Ronaldo kane mundur te fitoje Topin e Arte, kur kane qene vetem nga 21 vjec. Mesi klasifikohet mes tre futbollisteve me te rinj ne moshe, ndaj thekson se me tej do te kete mundesi per te tjera suksese: - "Ky eshte cmimi me i rendesishem personal ne karrieren time," - theksoi Lionel Mesi. - "Do te jete nje pergjegjesi me e madhe, sepse duhet qe te fitoj edhe ne te ardhmen dhe te shfaq te njejten ecuri. Por ku eshte nje sukses personal dhe nuk do ta kisha arritur pa sukseset e Barcelones. Per kete arsye dua te falenderoj te gjithe shoket e skuadres sime," - perfundoi Mesi. Barcelona fitoi me Deportivo la Korunjen, ne ndeshjen e fundit te kampionatit dhe Lionel Mesi shenoi dy gola, ne fitoren 3-1.