Berisha Fushata jone nuk jane fyerjet dhe sulmet
Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar ne Lezhe kandidatet e Aleances per Qytetarin per kete qytet Viktor Tusha dhe ate te Shengjinit Zef Gjoka. Gjate fjales se tij Kryeministri ka theksuar se do ti shnderroje keto dy qytete ne dy kryeqendra turistike dhe te zhvillimit. Ai ka deklaruar se nuk do te merret me kundershtaret politike duke u shprehur se gjate fushates nuk do te perdore gjuhen e sharjeve dhe fyerjeve personale.
Une kam ardhur per tu zotuar para jush se me Viktor Tushen dhe Zef Gjoken ne do ti shnderrojme keto dy qytete ne qendrat kryesore te vendit ne nje nga polet me te rendesishme te vendit. Ne rrethin tuaj kemi ndertuar gjate ketyre viteve 300 kilometra rruge kombetare dhe rurale. Ne keto kater vite ne kete rreth nuk do te kete qofte edhe nje kilometer rruge te paasfaltuar eshte shprehur Berisha. Le te bejme gjithcka per te paraqitur Lezhen dhe Shengjinin ne madheshtine e tyre historike. Lezha eshte qyteti i qyteterimit tone dhe vendi me thesaret me te cmuara qe jane zbuluar dhe do zbulohen ne te ardhmen. Shengjini eshte qyteti i bukurise se madhe turistike. Ata qe u servirin ju rrugen e eterve dhe rrugen e vetme ju e dini vete se cfare do u thoni. Une nuk kam ndermend te merrem me ta por do u them se qytetaret shqiptare kane nevoje per projekte shkolla rruge kopshte. E fundit qe kane nevoje eshte per sharje fyerje dhe sulme personale. Ato nuk jane alternative per ne. Ndaj ne te shkojme drejt nje fitoreje te sigurt theksoi Kryeministri.