E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja per Puken rivalitet i forte PS-PD

Puka do jete nje nder ato bashki ku gara mes dy partive kryesore Partise Socialiste dhe Partise Demokratike pritet te jete mjaft e forte. Ne zgjedhjet e fundit lokale ato te vitit 2007 kandidati i Partise Socialiste Rustem Struga arriti te fitonte mandatin me vetem 188 vota diference. Ky ishte mandati i dyte per socialistet ne kete bashki te vogel veriore.

Qyteti i thelle malor numeron 3800 votues. Vetem natyra duket se eshte kujdesur per kete qytet duke i dhene nje bukuri te vecante te denje per zone turistike malore por nga ana tjeter qyteti eshte nje nder me te varfrit ne Shqiperi me nje nivel papunesie qe arrin ne 50 per qind dhe me fare pak shprese per ndryshim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›